1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

India drejt raketave bërthamore me rreze të gjatë veprimi

Christoph Hinzle10 Korrik 2006

India testoi një raketë me rreze të mesme veprimi. Me rrezen e saj të veprimit prej më tepër se 3000 kilometrash, kjo raketë mund të arrijë deri në Kinë, po ashtu raketa mund të pajiset me predha deri në 1.000 kg.

https://p.dw.com/p/AqpH
Fotografi: dpa

Raketa e tipit tokë-tokë u lëshua dje në orën 11.05, sipas orës lokale nga një ishull i vogël në bregdetin lindor të Indisë dhe ra sipas parashikimeve në afërsi të grupit të ishujve Nikobare. I pranishëm ishte edhe vetë ministri i mbrojtjes Mukherjee, i cili e quajti lëshimin e raketës- të sukseshëm.

"Agni III" - në shqip "Zjarri III" quhet zhvillimi më i fundit dhe më përparimtar i shkencëtarëve indianë të raketave. Sipas të dhënave të konstrukturove të tij, raketa mund të pajiset si me predha konvencionale edhe me predha nukleare dhe mund të transportojë pesha deri në një ton. Trajektorja e fluturimit të kësaj rakete të re është 3.500 km. Në këtë mënyrë India është për herë të parë në gjendje që me raketat e saj me rreze të mesme veprimi të arrijë objektiva strategjike edhe në veri të Kinës, si p.sh. Pekinin apo Shanghain.

Edhe pse qeveritë e të dy vendeve me popullsinë më të madhe të botës janë afruar kohët e fundit me njeri-tjerin si politikisht edhe ekonomikisht, India vazhdon të ngulë këmbë në mundësitë për ta kërcënuar Kinën, e cila është ushtarakisht më e fuqishme, me teknikë dhe armatime bërthamore. Pakistani, fuqia e dytë bërthamore fqinjë me Indinë, ishte njoftuar paraprakisht për testet. Gjithsesi territori i Paksitanit mund të goditej prej Indisë që më parë me modelet "Agni I" dhe "Agni II".

Sipas mendimit të ekspertëve me testin e sukseshëm të "Agni III" India ka hapur rrugën për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Rahul Bedi, korrespondent i Jane's Defence deklaroi se "në rast se një vend është në gjendje të prodhojë një raketë me reze veprimi prej 3.500 km, atëhere nuk e ka më të vështirë që të prodhojë edhe një raketë me rreze prej 5.000 km. Në gjendje për këtë janë vetëm pak vende."