1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Indi: Gjendje apokaliptike prej koronës

24 Prill 2021

Sistemi shëndetësor në Indi gjendet para kolapsit për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të infeksioneve me korona.

https://p.dw.com/p/3sVWa
Indien Bildergalerie Coronavirus | Ahmedabad, Trauer Angehörige
Fotografi: Amit Dave/REUTERS

Numri i infeksioneve të reja me korona të regjistruara brenda një dite në Indi po rritet më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Nju-Delhi katër ditët e fundit janë infektuar me virusin Covid-19 më shumë se një milion vetë.

Indien | Coronakrise: Wanderarbeiter kehren zurück
Fotografi: Manish Kumar/DW

India me 1.3 miliardë banorë po përballet prej javësh me një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve. Në vend ka më shumë se 16 milion vetë të infektuar me korona dhe në këtë mënyrë India renditet e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara. Zyrtarisht prej virusit korona në Indi kanë vdekur më shumë se 186,000 vetë. Por ekspertët supozojnë se ka një numër dukshëm më të lartë rastesh të paraportuara.

Gjendje apokaliptike

Vala e dytë dramatike e infeksioneve po e çon sistemin shëndetësor në prag të kolapsit. Sipas autoriteteve, perëndimi dhe veriu i Indisë si dhe kryeqyteti Nju-Delhi janë zonat më të prekura.

Indien Bildergalerie Coronavirus | Ahmedabad , Lieferung Sauerstoffflaschen
Fotografi: Amit Dave/REUTERS

Në spitale ka mungesë shtratesh, oksigjeni mjekësor, mungesë ilaçesh dhe testesh. Përpara shumë spitaleve ambulancat me pacientë me korona presin në radhë të gjata që të lirohet ndonjë shtrat. Administratat e spitalit si dhe të afërmit e pacientëve të sëmurë rëndë kërkojnë urgjentisht ndihmë. Në krematoriume dhe varreza ka pirgje me të vdekurit nga korona.

Indiens Krankenhäuser aufgrund der COVID-19-Pandemie
Fotografi: Debarchan Chatterjee/NurPhoto/picture alliance

Spitalet janë "të mbushur 200 përqind" tha në një intervistë për DW mjeku Shuhin Bajaj, themelues dhe drejtori i grupit Ujala-Cygnus që numëron 13 spitale. "Situata është apokaliptike, ne kemi një mungesë të madhe  shtretërish, oksigjeni dhe ilaçesh të domosdoshme."