1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Indi - Arrestohet për korrupsion drejtori i bankës

Amarildo Topi (AFP, Reuters)4 Gusht 2014

Ky është një nga rastet e para ku përfshihet një drejtues i lartë banke në Indi.

https://p.dw.com/p/1Coe0
Fotografi: AP

Policia indiane ka arrestuar drejtorin e një banke kombëtare, i cili ka marrë rryshfet nga disa kompani për të zgjatur kohën e pagesës së kreditsë së të tyre. Byroja Qendrore Indiane e Investigimit (CBI), arrestoi gjithashtu 11 persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë, duke përfshirë edhe kunatin e drejtorit të Syndicate Bank dhe drejtorin menaxhues Sudhir Kumar Jain.

"Ne arrestuam atë (Jain) në Bangalore dhe do ta nxjerrim para gjyqit", dekalroi për agjencinë AFP, Kanchan Prasad, zëdhënës i CBI. CBI thas se nëpërmjet një ndërmejtësi Jain kishte marrë pesë milion rupees ($82,000) për të zgjatur afatin e pagesës së kredive të disa kompanive.

Dy drejtorë të dy firmave private janë arrrestuar gjithashtu për të njëjtën ngarje, bëjnë të ditur zyratrët a anti-korrpsionit indian. Autoritetet thanë se kanë gjetur dokumenta e të dhëna kompjuterike, që përmbajnë prova se edhe disa banka të tjera janë përfshirë në këtë skandak përmes të të njëjtit ndërmjetës.

Symbolbild Währung Indien Rupie
Fotografi: Fotolia/Mivr

"Ne do të zbardhim këtë skemë ku janë përfshirë edhe banka të tjera. Ne kemi në dorë shumë prova inkriminuese", tha drejtori i CBI Ranjit Sinha, për gazetën Times of India. Jain punon në sektorin bankar prej pothuajse 26 vitesh dhe është shefi i Syndicate Bank që prej 8 korrikut të vitit 2013.

Luftë korrupsionit

Në një çështje të ngjashme vitin e shkuar, zyrtarët indianë investiguan rastin e një drejtuesi të lartë të Bankës Shtetërore të Indisë për përfshirje në një aferë korruptive, duke i dhënë kredi me interesa shumë të ulet një kompanie.

Banakat e shtetërore të vendit aziatiko-jugor janë goditur nga kreditë e këqia, pasi kompanitë indiane janë dukë kaluar vështirësi në pagesën e kësteve të kredive. Ekonomia indiane po përjeton një ngadalësim ekonomik që nuk ka ndodhur që prej viteteve 80'.

Ish kryeministri i vendit Manmohan Singh u godit nga një sërë skandalesh korrupsioni në vitet e shkuara. Ai kritikohej se nuk u vepronte ndaj ministrave dhe zyrtarëve të korruptuar.