1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hungaria provokon konflikt në Kaukaz

Keno Verseck / Esat Ahmeti10 Shtator 2012

Hungaria provokoi një skandal të ri: Qeveria ekstradoi për në Azerbajxhan një vrasës të dënuar. Atje atë e kanë falur dhe e kanë pritur si një hero. Armenia është tronditur dhe vepron në përputhje me rrethanat.

https://p.dw.com/p/165Q4
Në foto, Viktor Orban
Në foto, Viktor OrbanFotografi: dapd

Se një gjest diplomatik i Hungarisë mund të ketë pasoja gjeopolitike u pa për herë të fundit në qershor të vitit 1989. Atëherë ministri i Jashtëm hungarez Gyula Horn dhe homologu i tij austriak Alois Mock prenë telat me gjemba në brezin kufitar mes dy vendeve - ky hap shënoi fundin e perdes së hekurt mes Lindjes dhe Perëndimit.

Një gjest diplomatik me pasoja

Ndryshe nga 23 vjet më parë, kësaj radhe bëhet fjalë për një gjest me pasoja të mundshme shkatërruese gjeopolitike: ekstradimi nga Hungaria në në Azerbajxhan i një vrasësi të dënuar. Në Azerbajxhan vrasësin e falën menjëherë e kjo ka shkaktuar tensione të mëdha mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit duke e çuar Kaukazin në prag të një lufte të re.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO po provojnë aktualisht që pëmes bisedimeve diplomatike të parandalojnë më të keqen, për qeverinë hungareze dyshohet se ka bërë një biznes të pandershëm me Ajzerbajxhanin: për ekstradimin e vrasësit Ramil Safarov. Azerbajxhani ka premtuar blerjen e obligacioneve shtetërore hunagreze në vlerë deri në tre miliardë euro.

Rasti Safarov

Ushtari azerbajxhanas Ramil Safarov gjatë një seminari të Natos në vitin 2004 në Budapest kishte vrarë në gjumë me sopatë një pjesëmarrës armen. Ai e justifikoi pastaj vrasjen me traumat si fëmijë të përjetuara gjatë dëbimit të familjes së tij nga Nagorni Karabahu, një enklavë armene në Azerbajxhan. Për shkak të kësaj enklave dy ish republikat sovjetike ndodhen në gjendje lufte qysh prej 25 vjetësh. Për shkak të brutalitetit të treguar Safarov u dënua me burgim të përjetshëm dhe dënimi mund t'i zbutej apo ai mund të falej vetëm pas vuajtjes së 30 viteve të burgimit.

Në foto, vrasësi Ramil Safarov
Në foto, vrasësi Ramil SafarovFotografi: Getty Images

Në Azerbajxhan Safarov shihej si një hero kombëtar dhe përfaqësuesit diplomatik të vendit ka vite që angazhoheshin tek autoritetet hungareze për ekstradimin e Safarov-it në atdheun e tij. Me qeverinë Orban ata arritën të kenë sukses: më 31 gusht Safarov u largua me një avion special nga Hungaria. Azerbajxhani duhet ta ketë siguruar Hungarinë që Safarov do të vazhdojë ta vuajë dënimin në atdheun e tij. Por me të arritur në aeroportin e Baku-s kthimi i tij u kremtua dhe përveç se u fal nga presidenti i shtetit Ilham Alijev ai u gradua në major. Armenia pastaj i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë, diaspora armene në mbarë botën protestoi kundër Hungarisë.

Vështirësitë financiare shkaku i problemeve

Siç duket Azerbajxhani i pasuruar ndërkohë nga shitjet e naftës do të blejë obligacione shtetërore hungareze në vlerë deri në tre miliardë euro. Hungarisë së goditur financiarisht mund t'i hyjnë në punë shumë mirë këto të holla. Budapesti ka kohë që negocion me Fondin Monetar ndërkombëtar (FMN) për një kredi - por deri tani pa sukses. Përveç FMN-së qeveria hungareze është përpjekur për sigurimin e mjeteve edhe nga donatorët e mundshëm në Kinë dhe Arabinë Saudite por pa sukses. E pra mbeti vetëm Azerbajxhani? Lajmi se për Safarov-in do të rrjedhin miliarda në arkën hungareze përgënjeshtrohet me forcë nga të dyja vendet. Megjithatë që në fillim të gushtit shtypi hungarez ka informuar për një blerje të mundshme të obligacioneve shtetërore nga Azerbajxhani. Në të vërtetë të dy vendet aktualisht po bisedojnë edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik. Por këto zhvillime nuk kanë lidhje me lirimin e Safarov-it thuhet në qarqet qeveritare hungareze.

Protesta në Jerevan kundër lirimit të Safarov-it
Protesta në Jerevan kundër lirimit të Safarov-itFotografi: DW

Në SHBA dhe Rusi është kritikuar vendimi për ekstradimin e Safarov-it në Azerbajxhan. Ndërkaq në Bruksel, Bashkimi Evropian ka qenë më i rezervuar me kritikat e tij. Hungaria ka lidhur një marrëveshje bilaterale, e cila siç duket nuk është respektuar nga Azerbajxhani, është komenti i një zëdhënëseje të së ngarkuarës së BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton.