1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hungari: Universiteti elitë në prag të mbylljes

20 Prill 2017

Qeveria hungareze do ta mbyllë Central European University (CEU) në Budapest. Ky universitet konsiderohet si një ndër shkollat e larta më të rëndësishme në Evropën Juglindore.

https://p.dw.com/p/2bY7g
Ungarn Tausende demonstrieren in Budapest gegen drohende Schließung von US-Uni
Fotografi: picture alliance/dpa/Z. Balogh

Central European University në 25 vitet e ekzistencës së vet ka nxjerrë nga auditorët e tij studentë, që më vonë janë bërë politikanë drejtues në shumë vende të Evropës Juglindore. Tani ky universitet rrezikohet të mbyllet. Ky institucion arsimor i nibvelit të lartë është themeluar me kapitalin e fondacionit të miliarderit nga SHBA-ja me origjinë hungareze, George Soros. Fondacioni i tij i shoqërisë së hapur "Open Society Foundation", ka kohë që i është bërë halë në sy qeverisë nacional-konservatore të Viktor Orbanit.  Ndaj ky universitet është tani në fokusin e fushatës kundër organizatave të pavarura në Hungari. Përmes një ligji të ri për arsimin synohet tani të preket edhe CEU. Por me mijëra studentë e qytetarë vazhdojnë protestat e ashpra kundër këtij vendimi. "Përse keni frikë nga arsimi?" shkruhet në pllakatat e protestuesve. Njëri nga studentët e universitetit elitar, Gáspár Békés dhe bashkëstudentët e tij organizojnë prej vitesh protesta të ashpra kundër qeverisë populiste të djathtë të Hungarisë. "Kjo është diçka e veçantë. Kaq shumë njerëz kanë ardhur për të na mbështetur. Kanë ardhur shumë më tepër se sa studiojnë në universitet. Unë jam i gëzuar, që njerëzit e vlerësojnë arsimin dhe mendojnë, se ia vlen ta mbrosh këtë vlerë dhe se për të duhet të protesohet në rrugë."

Në qendër të Budapestit varen pllakata që bëjnë thirrje për mbrojtjen e universitetit. Këtu studentët si Gaspar mund të marrin diploma amerikane dhe hungarez. Ky është themeluar pas rënies së perdes së hekurt. Një institucion kozmopolit arsimimi."Mua më prek kjo që po bën qeveria. Këtu kemi të bëjmë me të drejtën themelore për një arsimim të mirë. Ky universitet ka një bashkësi shumë të fortë. Të ma heqësh mua këtë të drejtë, kjo për mua një çështje shumë personale!", thotë Gaspar.

Në bazë të ligjit të ri ky universitet duhet ta zhvendosë selinë në SHBA, lëvizje kjo me kosto të papërballueshme. Por sipas qeverisë nuk shkon që ky universitet të lëshojë diploma ameirkane dhe hungareze, pa qenë nën kontrollin e Hungarisë, kështu shprehet László Palkovics, i cili e ka shkruar këtë ligj. Ai është sekretar shteti në Ministrinë e Arsimit të qeverisë populite të djathtë. "Ne duam, që Central European University, shkolla jonë e lartë të drejtohet si një universitet hungarez. Ne duam një zgjidhje tjetër."

Ungarn Proteste in Budapest
Fotografi: picture-alliance/dpa/MTI/Z. Balogh

Në fjalën e tij në parlament gjatë votimit të ligjit ishte madje edhe më i prerë ministri i Arsimit Zoltan Balog: "Nuk është në interesin tonë, që ndokush në prapaskenë me financime nga jashtë të luajë fijet në Hungari dhe ta kërcënojë qeverinë tonë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne nuk do t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë, që të mbrohemi nga kjo mënyrë e influencës së organiazatave të George Soros-it në Hungari - e të tilla ka në mbarë botën."

George Soros, miliarderi nga SHB-ja me prejardhje hungareze, në vitin 1991 dha kapitalin nga fondacioni i tij për themelimin e universitetit. Qëllimi ishte krijimi i një universiteti liberal, të hapur sipas modelit perëndimor në Hungarinë ish-komuniste. Por qeveria populiste e  djathtë është vënë tani në lëvizje kundër idesë së lirisë. Të formohen elitat e ardhëshme - për një Hungari të hapur, të lirë dhe perëndimore, kjo është motoja e universitetit CEU, të cilin studenti Gaspar e cilëson: "Eshtë pa dyshim universiteti më i mirë në Hungari. E kjo jo vetëm për arsye të standardit akademik, por edhe për vlerat humane. Këtu studentët trajtohen si partnerë dhe brezi ynë i ri si njerëz, që një ditë do të mund të bëjnë gjëra tëmëdha - këtë duan profesorët dhe studentët e këtij universiteti."

Kryesia e Universitetit këto masa të qeverisë i konsideron si shenja diktatoriale: Rektori i universitetit  Michael Ignatieff e quan këtë një goditje frontale ndaj shkollës së lartë që ai drejton: "Në një shoqëri demokratike - marrim si shembull Gjermaninë - nëse do tëndryshosh ligjin e universitetit, flitet me këtë institucion, paralajëmrohet në kohë dhe diskutohet me të. Ne nuk patëm asnjë paralajmaërim, asnjë diskutim, asnjë bisedë direkte. Faktikisht ata e kanë refuzuar një takim, kësisoj ndryshimi i ligjit u bë mjaft i vështirë."

Edhe studentët e konsiderojnë këtë ligj si një sulm të madh të një shteti jo liberal, thekson Gaspar: "Kjo është një goditje si në Rusinë e Putinit dhe Turqinë e Erdoganit. Ka pasur shumë mbyllje të institucioneve liberale të arsimit si në Shën Peterburg apo edhe në Turqi. Unë kam ndjenjën, se këtu po synohet të mbyllen institucione të pavarura në Europë, institucione që nxisin mendimin kritik dhe mendimet e lira!"

Me dhjetra miëjra vetë vazhdojnë protestën. Shenjë kjo që tregon, se qeveria e Hungarisë ka tejkaluar çdo masë me ndërhyrjen ndaj univeristetit më të njohur në vend.