1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Huatë ilegale" dhe Greqia

Astrid Prange20 Qershor 2015

A i lejohet një vendi të refuzojë kthimin e borxheve? Greqia i përgjigjet kësaj pyetjeje me "Po" duke iu referuar nocionit të "huave ilegale" e duke shpresuar lirimin prej barrës së borxheve.

https://p.dw.com/p/1Fjyj
Symbolbild Hilfe für Griechenland
Fotografi: picture-alliance/dpa/Ohlenschläger

Koncepti i huave ilegale i ka rrënjët në fillimin e shekullit të 20-të, kur u përdor nga një jurist, rus, Alexander Nahum Sack, i cili e braktisi Rusinë pas Revolucionit të Tetorit. Në studimin e publikuar në vitin 1927 "Ndikimet e transformimeve shtetërore në borxhet publike" ai bëri fjalë për "odious debts" - borxhe ose hua të përçmueshme. Sipas këtij përkufizimi huatë konsiderohen të përçmueshme atëherë kur merren nga një regjim despotik, i cili nuk i përdor ato për të mirën e popullit, por për shtypjen e tij. Pretendimet financiare bien kur regjimi diktatorial rrëzohet.

Shembull është Kuba. Ishulli iu premtua amerikanëve pas fundit të luftës mes Spanjës dhe SHBA-së. Por amerikanët refuzuan të merrnin përsipër borxhet që kishte Kuba kundrejt fuqisë koloniale, Spanjës. Argumentimi: Me këto kredi është financuar edhe lufta kundër lëvizjes për pavarësi në Kubë.

Falja e borxheve Irakut

Shembulli më aktual është Iraku, Pas rrëzimit të Sadam Huseinit në vitin 2003, SHBA i fali një pjesë të madhe të borxheve jashtë prej 125 miliardë dollarësh. Zëvendësministri amerikan i Mbrojtjes Paul ëolfoëitz argumentoi para senatit amerikan se kreditë e marra nga qeveria irakiane nën Sadam Huseinin janë përdorur për blerjen e armëve dhe ndërtimin e pallateve.

Ndërkohë ky koncept ka tejkaluar këndvështrimin politik dhe merr në konsideratë edhe bashkëpërgjegjësinë e kreditorëve. Kompleksiteti i këtij problemi duket qartë në rastin e Argjentinës. Ky vend e lidhi valutën e vendit të tij me dollarin nga viti 1991 deri në vitin 2002, me marrëveshje të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN. Në fund të vitit 2001 Argjentina deklaroi falimentimin shtetëror.

Përgjegjësia e kreditorëve

Në vitin 2000 Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u falën 22 vendeve më të varfra borxhet e marra jashtë në vlerë 33 miliardë dollarë. Falja e huave ishet një lloj pranimi pa fjalë nga e institucioneve se masat e kursimit dhe privatizimet sjellin vetëm për një kohë të shkurtër faljen e borxheve. Në plan afatgjatë këto masa të çojnë në rënie të vazhdueshme të ekonomisë.

Edhe Gjermania ka përfituar nga falja e borxheve. Në vitin 1953 kreu i atëhershëm i bankës gjermane, Deutsche Bank, Hermann Josef Abs me pororsi të kancelarit Adenauar negocioi faljen e një pjese të madhe të borxhit të paraluftës dhe ndihmat në kredi të ardhura nga Europa dhe Amerika. Shtatë vjet pas përfundimit të luftës shtetet fqinje e ndihmuan Gjermaninë të përjetonte atë që njihet si mrekullia ekonomike