1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frika e holandezëve prej borxheve

24 Shkurt 2017

Një ndër pesë familje në Holandë është sot e zhytur në borxhe. Ky fakt po shfrytëzohet nga partitë populisite.

https://p.dw.com/p/2Y7Ex
Symbolbild Kredithai
Fotografi: picture alliance/dpa Themendienst/C. Seidel

Shtëpi me tulla të kuqe dhe rrugë me pak trafik. Lagje tipike e Amsterdamit. Në shikim të parë, një idil i voglë. Por në fakt në veri të qytetit jetojnë njerëz me ardhura të ulëta dhe mjaft të papunë. Një lagje me probleme sociale - larg shkëlqimit të kanaleve të Amsterdamit. Askush tjetër nuk e di këtë më mirë se Paul Scheerder. Prej mbi 40 vjetësh, punonjësi social kujdeset këtu për ata që janë në nevojë. Ka shumë probleme sociale, thotë ai, por me krizën ekonomike të viteve të fundit gjendja është bërë dhe më e keqe. "Njerëzit kanë shumë borxhe! Edhe dhuna në familje është problem. Por problemi nr. 1 janë borxhet." - thotë ai.

Niederlande Amsterdam
Fotografi: DW/S. Bartlick

Carmelita Dors është një nga ata që janë të zhytur në borxhe. Scheerder kujdeset për të. Emigrantja nga Surinami ka blerë disa vjet më parë një shtrat, por nuk i kishte lexuar me vëmendjen kushtet e kontratës së pagimit të shumës me këste. "Nuk e pashë që duhet të paguaja 14 % interes. Këstet i kam paguar, por interesin nuk e paguaj dot." Tani shtrati që fillimisht kushtonte 1.800 euro kushton sot për shkak të interesit për këstet 7000 euro.

Holandezët rekord për borxhe private në Evropë

Paul Scheerder, thotë se "një ndër pesë familje në Holandë është sot e zhytur në borxhe. Pra rreth 20 për qind e popullsisë. Mesatarisht njerëzit kanë borxhe deri në 40.000 euro." Kështu holandezët janë mbajtësit e rekordit për borxhe private në Evropë. Shkaku, thonë ekspertët, është kriza ekonomike që filloi në vitin 2008 dhe ende nuk ka përfunduar. Në atë kohë, shumë njerëz humbën vendet e punës dhe nuk mund të shlyejnë më kreditë e tyre.

Amsterdam - Basar
Fotografi: M. Masafi

"Numri i të papunëve është trefishuar nga 250,000 deri në pothuajse 700,000 vetë. Humbja e punës do të thotë dhe humbje e një pjesë të të ardhurave. Dhe në qoftë se dikush nuk i mban shpenzimet e veta nën kontroll, borxhi është pothuajse i pashmangshëm."  thotë sociologu Roeland van Geuns.

Banorët e qyteteve kanë sidomos borxhe për mospagimin e qirave. Sipërmarrjet holandeze të strehimit përdorin për këtë arsye strategjive të ndryshme kundrejt qiramarrësve që nuk paguajnë. Një përzierje mes ashpërsisë dhe ndihmës funksionon mirë, thonë ata. 

Borxhet dhe politikanët populistë

Pakënaqësinë e qytetarëve me borxhe e shfrytëzojnë partitë në fushatën zgjedhore. Ekstremisti i djathtë Geert Wilders pretendon se fajin për problemet sociale nuk e ka ekonomia e drejtuar gabim, por emigrantët.

Niederlande | Geert Wilders auf Wahlkampfveranstaltung
Geert WildersFotografi: Reuters/M. Kooren

Megjithatë gjithnjë e më shumë holandezë kërkojnë  nga politikanët në vend të parullave receta kundër krizës së borxheve private. Si për shembull një ligj më të ashpër për konsumatorët: "Duhet që të jetë përgjegjësi e kreditorit, që të sigurohet se debitori është në gjendje të paguaj. Nuk duhet të lejohet që t'i shiten mallra dikujt që nuk mund ta përballojë kredinë. Dhe nuk duhet t'i jepet me qira asnjë apartament dikujt që nuk e paguan dot qiranë" - thotë sociologu Roeland van Geuns.