1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

301211 Filmgeschichte Studios

9 Janar 2012

Jo vetëm në Berlin, edhe në Munih, Këln dhe Hamburg janë prodhuar filma të njohur. Pak para se të vdiste, producenti i filmave të Munihut, Bernd Eichinger do të vlerësohej në Hollywood.

https://p.dw.com/p/13g6f
Studioja e prodhimit të filmave gjermanë Babelsberg-1927
Studioja e prodhimit të filmave gjermanë Babelsberg-1927Fotografi: picture alliance

Historia e filmit gjerman nuk mund të tregohet pa hedhur një vështrim në studiot e prodhimit të filmit. Dhe si këto ka më shumë se vetëm studioja Babelsberg e Berlinit që sivjet feston 100 vjetorin e themelimit të saj. Në rrjedhën e dekadave u etabluan si qendra të studiove të rëndësishme edhe qytetet e Munihut, Këlnit dhe Hamburgut.

1912: Shkrimtari Gerhart Hauptmann merr çmimin Nobel në letërsi, anija më e madhe në botë me pasagjerë "Titanik" mbytet gjatë udhëtimit të saj të parë për në Nju Jork dhe në Neubabelsberg të Berlinit hapet studioja e parë dhe më madhja në botë e prodhimit të filmit. Ndërsa në Gjermani po avanconte zhvillimi i imazheve të lëvizshme, pionierët e kinematografisë kishin hyrë në një garë pikë më pikë për të zhvilluar teknikën dhe estetikën e këtij mediumi të ri. Në këtë garë kryesonin firma të prodhimit të filmit gjerman si Decla Bioscop. Në studion e tyre Neu-Babelsberg regjisorët si Fritz Lang dhe Friedrich Wilhelm Murnau shkruajtën historinë e filmit. Filmi me zë nuk ishte zbuluar ende. Pianistët kujdeseshin për shoqërimin e imazheve - jo vetëm në kinema, por edhe në studio. Willy Sommerfeld ishte ateherë pianisti i filmit pa zë.

Studiot e xhirimit të filmave Babelsberg
Studiot e xhirimit të filmave BabelsbergFotografi: dpa Zentralbild

Vështirësitë e para

"Ishte bërë zakon tek filmat pa zë që të xhiroheshin në ateliet e studios në Babelsberg, ku ndodhej një piano pranë skenës. Aty luante dikush dhe aktorët nuk kishin nevojë të flisnin, çdo gjë duhej bërë përmes mimikës. Dhe për t'i sjellë aktorët në humor të mirë, dikush luante në piano“.

Ndër kompanitë më të mëdha të filmit gjerman bënte pjesë Universi i Filmit AG, shkurt i quajtur Ufa, i themeluar në 1917. Në fillim të vitit 1920 Ufa hyri në garë ndaj koncernit amerikan të filmit, Hollywood: Si perandoria e dytë më e madhja e filmit në botë, Ufa bashkoi qendrat e prodhimit, organizatat huadhënëse dhe një varg kinemash të veta në gjithë Europën.

U krijuan firma të tjera të mëdha të prodhimit të filmit ndër to firma Bavaria Film në Mynih. Gjatë diktaturës nacionalsocialiste edhe industria e filmit gjerman u radhit në të njëjtën linjë: Me urdhër të ministrit të propogandës Joseph Goebbels në 1942, kompanitë Ufa, Tobis, Terra Bavaria Film dhe Vjena Film u bashkuan në një koncern të vetëm të madh, Ufa-Film shpk. Bashkëpunëtorët hebrej u përjashtuan, shumë artistëve iu desh të emigrojnë.

Artur Brauner, pionier i filmit gjerman
Artur Brauner, pionier i filmit gjermanFotografi: AP

Faktori financiar ka një rol vendimtar

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore prodhimi i filmit vazhdoi edhe më tej në një Gjermani të ndarë. Në vitin 1950 industria e filmit gjermano-perëndimor përjetoi një bum të shpejtë ekonomik. Meritë për këtë kanë prodhuesit Gyula Trebtisch dhe Artur Brauner.

„Për të qenë, për të bërë dhe për të qëndruar prodhues filmi duhet të kesh një talent të madh dhe një aftësi të jashtëzakonshme që të arrish t'i realizosh të gjitha komponentët. Kjo do të thotë që nëse do të arrish diçka, atëherë duhet ta zotërosh atë edhe ekonomikisht dhe financiarisht. Të kesh për këtë nuhatjen e duhur, kjo është pikërisht ajo çfarë të duhet për t'u quajtur producent filmi“.

Me themelimin e shoqërive aksionare të filmit artisitk "Bavaria" në Munih, të teatrit UFA në Dyseldorf dhe ndërmarrjes së kinematografisë AFIFA në Visbaden u vendos riprivatizimi i industrisë së filmit gjerman në vitin 1956. Po në këtë vit do të njoftohej për një rekord historik: u shitën 817 milionë bileta kinemash. Më pas vjen tatëpjeta. Futja e televizionit në vitin 1957 bëri që të ketë humbje të madhe të shikuesve.

Producenti dhe regjisori, Bernd Eichinger në Berlin në 2010, fitues i Çmimit të filmit gjerman
Producenti dhe regjisori, Bernd Eichinger në Berlin në 2010, fitues i Çmimit të filmit gjermanFotografi: AP

Televizioni - konkurrenti më i fortë i studiove studiove filmike

Dy kanalet televizive publike ARD dhe ZDF u bënë prodhuesit kryesorë të filmit. Me daljen në skenë të televizionit privat në vitin 1984 filloi konkuerrenca. Krahas programeve publike startuan me Sat 1 dhe RTL televizionet private komerciale. Këlni u kthye në qytetin me hapësirën më të madhe, ku realizohen spektaklet dhe programet më të mëdha që kanë ndryshuar dukshëm edhe zakonin tonë të të parit si teleshikues. Për kritikët e kulturës kjo ishte dhe është një gjë e padurueshme.

Qysh nga fundi i viteve 1970 pejzazhi gjerman i kinematografisë si askund tjetër u karakterizua nga filmat komercialë që pasonin njëri-tjetrin.
Ndër producentët më me influencë të filmit në Gjermani është Bernd Eichinger, i cili vdiq në vitin 2011. Nga fundi i viteve 1970 ai promovoi skenën e filmit gjerman si asnjë tjetër duke prodhuar njërin film pas tjetrit.

Me firmën e tij të prodhimit të Munihut, Constantin Film, Eichinger është ndër të paktët gjermanë që qarkulluan në Hollywood. Krahas studios Babelsberg numërohen edhe studiot e Hamburgut si dhe ajo Bavaria e Munihut, me pseudonimin Isar-Hollywood që sot promovojnë prodhimet më të njohura filmike dhe televizive në Gjermani.

Autor: Michael Marek/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: E. Xhani