Himalaja – Burimi i Azisë
Një e katërta e popullsisë botërore varet prej burimeve ujore të Himalajas. Lumenjtë më të mëdhej të Azisë burojnë nga Himalaja dhe furnizojnë me ujë më shumë se dy miliardë njerëz. Por për këto burime ka konflikte.
Jangse
Lumi më i gjatë i Kinës pjesërisht është kthyer në depo ujrash të zeza dhe mbeturinash. Industria, bujqësia dhe qytetet ujrat e ndotura dhe mbeturinat i derdhin direkt në lumë. Jangse është i njohur për digën e tri grykave. Diga gjigante është rregullatore për mbrojtjen nga vërshimet, funrizimin me energji dhe lundrimin. Për ndërtimin e saj u desh të zhvendoseshin gati dy milionë njerëz.
Lumi i Verdhë (Huang He)
Mbi 100 milionë njerëz jetojnë përgjatë lumit Huang He. Lumi i Verdhë mban këtë emër, sepse sedimentet lymore i japin ngjyrë të verdhë "burimit energjetik të Kinës". Lumi kalon vetëm në Kinë. Problemi më i madh është, se dy të tretat e ujit për shkak të ndotjes së mjedisit janë të kontaminuara dhe kërcënojnë rezervatet e peshkut dhe uji nuk është i përshtatshëm as për ujitjen e tokave bujqësore.
Brahmaputra
Dy vendet me popullsinë më të madhe në botë Kina dhe India vuajnë nga mungesa e ujit. Pas mosmarrëveshjeve prej vitesh qeveritë e të dy vendeve nënshkruan në tetor 2013 marrëveshjen e bashkëpunimit për dy lumenjtë. Por kjo nuk i zgjidh të gjitha konfliktet. Në rrjedhën e sipërme të lumit Brahmaputra Kina planifikon ndërtimin e digave, që për shumë peshkatarë indianë do të thotë pakësim i ujit.
Ganges
Atje ku Ganges dhe Yamuna rjedhin bashkë në Allahabad të Indisë në janar 2013 shkuan mbi 100 milionë njerëz për të larë me ujin e bekuar të gjitha mëkatet tokësore nga trupi. Pelegrinët për ritualin e larjes Kumbh Mela u futën në lumin më të ndotur të botës. Ujërat e zeza të qyteteve dhe mbetjet e varrimeve tradicionale me djegie hidhen në lumë.
Indus
Rivalët në armiqësi të fortë India dhe Pakistani ndajnë lumin Indus – qoftë si bruim uji ashtu edhe si kanal për ujërat e zeza. Ndonëse të dy vendet në vitin 1960 kanë vendosur marrëveshjen për ujin e Indusit, konflikti nuk është zgjidhur. Pakistani akuzon Indinë, se me digat për ujitje dhe furnizim me energji po ua mbyll rubinetin e ujit bujqve pakistanezë.
Mekong
Në gjashtë vende kalon lumi Mekong, katër prej të cilëve janë anëtar të komisionit të lumit themeluar në vitin 1995 me ndihmën gjermane. Komisioni synon të mbështesë interesat e përbashkëta të Kamboxhias, Laosit, Vietnamit dhe Tailandës. Megjithatë konfliktet mbeten të pazgjidhura si p.sh. protesta e banorëve të fshatrave në Tailandë kundër ndërtimit të digës tailandezo-laote në Xayaburi.
Irravady
Lumi është arteria kryesore e Mianmarit (Birmania). Ky lumë kalon përmes Tibetit. Në vitin 2007 junta ushtarake nënshkroi një marrëveshje me investitorin e madh kinez për ndërtimin e digës Myitsone, e cila duhet të furnizojë me energji kryesisht Kinën. Në 2011 qeveria e re e zgjedhur në Mianmar e anuloi marrëveshjen me Kinën, sepse ajo nuk do që diga të ndërtohet kundër vullnetit të popullit.
Saluen
Në Mianmar popullsia e malësisë Karen lufton prej 65 vitesh kundër qeverisë. Digat e planifikuara për përftimin e energjisë nga lumi Saluen, janë shkas për zhvendosjen e mijëra karenëve. Por për interesa ekonomike, shpesh injorohen interesat e banorëve indigjenë, edhe pse Konventa Ndërkombëtare, ILO-169, shprehimisht parashikon përfshirjen e popullsisë lokale në këtë proces.