1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hill: Koreja e Veriut e gatshme të mbyllë reaktorin e Yongbyon-it

23 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Azgp
Koreja e Veriut dhe SHBA janë marrë vesh për një kuadër kohor prej tri javësh deri në mbylljen e reaktorit të Yongbyon-it në vendin komunist që prodhon plutonium. Këtë e bëri të ditur në Tokio për gazetarët i dërguari i posaçëm amerikan Christopher Hill. Inspektorët e zyrës ndërkombëtare për energjinë bërthamore do të udhëtojnë të martën në Penjan për të përgatitur kontrollin e parë të reaktorit bërthamor. Pas vizitës së tij të papritur në Penjan Hill njoftoi gjithashtu se Koreja e Veriut është e gatshme për rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe në fillim të korrikut.