1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Heiko Maas: "Nevojitet zgjerim i Kombeve të Bashkuara"

Arnd Riekmann
29 Mars 2018

Me kërkesën për të forcuar Kombet e Bashkuara ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass filloi fushatën që vendi i tij të marrë një vend në Këshillin e Sigurimit. Por kjo ka nxitur konkurrencën e pazakontë me Izraelin.

https://p.dw.com/p/2v9xK
Bundesaußenminister Maas bei den Vereinten Nationen
Fotografi: picture alliance/dpa/K. Nietfeld

"Ne jetojmë në një kohë, në të cilën nevojiten më shumë Kombe të Bashkuara dhe jo më pak, siç besojnë disa vetë,” tha ministri i Jashtëm Heiko Maas në vizitën e tij të parë si ministër i Jashtëm në New York, duke pasur parasysh presidentin amerikan Donald Trump, i cili e shikon me sy kritik organizatën e shteteve me 193 anëtarë.

Gjermania përpiqet sërish për të marrë një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për vitet 2019 dhe 2020. Vendimi merret në fillim të qershorit. "Ne marrim përsipër më shumë përgjegjësi dhe ne duam edhe në të ardhmen të marrin përgjegjësi”, deklaroi Maas. Gjermania kërkon që me Këshillin e Sigurimit, "të administrojë me arsye edhe në kohën e Fake News" dhe të sjellë racionalitet në diskutimin bashkë me të tjerët. Qeveria federale kërkon që me angazhimin e vet në Këshillin e Sigurimit të nxisë më shumë luftën kundër ndryshimit të klimës dhe parandalimin e krizave. Sepse kështu thotë ministri Maas: "Ne nuk duam që të fillojmë të merremi seriozisht me një temë kur është bërë shumë vonë dhe kur mund të konfrontohesh në mënyrë represive."

Bundesaußenminister Maas bei den Vereinten Nationen
MInistri i Jashtëm Heiko Maas në punimet e OKB-sëFotografi: picture alliance/dpa/K. Nietfeld

Në organizmin më të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara marrin pjesë gjithsej 15 vende. Pesë fuqitë që kanë të drejtë vetoje janë SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe dhe kanë vend të përhershëm në Këshill. Dhjetë vendet e tjera të Këshillit jepen për dy vjet.

Pengesë për Gjermaninë

Për dy vendet që lirohen në vitin 2019 dhe janë për përfaqësimin e "Evropës Perëndimore dhe shteteve të tjera” kanë aplikuar krahas Gjermanisë edhe Belgjika dhe Izraeli. Konkurencën me vendin më të rëndësishëm partner, Izraelin ministri Maas nuk e shikon të jetë problem:” Edhe në të kaluarën ka pasur kandidatura të ndryshme. Ne nuk kandidojmë kundër një vendi, ne kandidojmë për të marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

USA Bundesaußenminister Heiko Maas reist nach New York
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Në SHBA grupet konservatore pro izraelite kanë nxitur kritika kundër kandidaturës gjermane. Gjoja sikur Izraelit i është premtuar dy dekada më parë nga vendet e Evropës perëndimore që të marrë vendin në Këshillin e Sigurimit pa qenë e nevojshme që të kandidojë. Edhe ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, që pret të marrë detyrën u përzie duke shkruar në twitter: "SHBA duhet të kërkojë që Evropa të mbajë fjalën."

Në Ministrinë e Jashtme gjermane në Berlin nuk pranohet që të ketë pasur premtime të tilla. Po ashtu mendohet që Izraeli të mos jetë në gjendje të marrë dy të tretat e votave nga Asambleja e Përgjithshme e KB, që janë të nevojshme për të marrë vendin.

Jo vizitë në Uashington

Në udhëtimin e tij të parë në SHBA si ministri i Jashtëm, Maas qendron vetëm në Nju Jork. Uashingtoni nuk është pjesë e programit dhe kjo ka të bëjë me gjendjen e brendshme politike të Shteteve të Bashkuara: ministri i Jashtëm Rex Tillerson do të largohet nga detyra. Vizita e ministrit Maas do të përsëritet kur pasardhësi i Tillersonit, ish-shefi i CIA-s, Mike Pompeo, të marrë postin.