1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Harris dhe Walz: stil i afrueshëm me një agjendë liberale

7 Gusht 2024

Ishte shfaqja e tyre e parë së bashku - dhe mbështetësit e tyre festuan: Kamala Harris ishte plot lëvdata për "shokun e saj të garës". Tim Walz u tregua i afrueshëm, por tregoi edhe se dinte të sulmonte.

https://p.dw.com/p/4jBrg
Kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris dhe kandidati i saj për zëvendëspresident Tim Walz nga Minesota vijnë në fushatë.
Kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris dhe kandidati i saj për zëvendëspresident Tim Walz nga Minesota vijnë në fushatë.Fotografi: Joe Lamberti/AP/dpa/picture alliance

Zagushi e 33 gradë Celsius në Filadelfia, në shtetin amerikan të Pensilvanisë: mijëra njerëz të të gjitha moshave dhe ngjyrave shkojnë në arenën e mbushur plot,

Sophia, 27, ndodhet atje për më shumë se një orë dhe ende shumë larg në radhën pothuajse të pafundme. Por punonjësja sociale është ende me humor të mirë: "Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ndihemi sikur kemi shpresë të vërtetë."

Harris dhe Walz
Harris dhe WalzFotografi: Matt Rourke/AP/dpa/picture alliance

Sophia është gjithashtu më shumë se dakord me vendimin e parë të Kamala Harris-it si kandidate e sapozgjedhur presidenciale: zgjedhjen e Tim Walz-it, guvernatorit ende të panjohur të Minesotës, zëvendësin e saj.

Një burrë i bardhë përkrah asaj që mund të jetë gruaja e parë me origjinë indiano-xhamaikane në Shtëpinë e Bardhë. "Një zgjedhje shumë e mirë," thotë Sophia. "Nuk di ende shumë për të, por me të kemi mundësinë t'u drejtohemi jo vetëm njerëzve që nuk e dinë se për kë duan të votojnë, por edhe nëse duan fare të votojnë. Dhe mendoj se janë pikërisht këta njerëz që mund të arrijë ai.”

"Një mësues si e meriton çdo fëmijë"

Më pas, në arenën e mbushur deri në vendin e fundit, duartrokitjet kanë rënë për disa minuta. Njerëzit mbajnë lart tabela të saposhtypura me emrat e ekipit të kandidatëve demokratë përpara se Harris dhe Walz të thonë "mirëmbrëma".

Harris, 59 vjeç, më pas lavdëron guvernatorin, disa muaj më i madh në moshë se ajo: oficer i Gardës Kombëtare për një kohë të gjatë, kongresmen i suksesshëm dhe guvernator edhe më i suksesshëm, një familjar i përkushtuar - dhe, ajo që është veçanërisht mbresëlënëse në sytë e Harris-it: një mësues i përkushtuar ndaj pakicave. Dhe trajner i ekipit të futbollit të shkollës së tij, i cili e bëri ekipin e tij nga humbës të përhershëm në kampion kombëtar.

"Ai ishte një mësues siç e dëshiron dhe e meriton çdo fëmijë,” tha Harris. "Sepse ai i bën njerëzit të ndihen pjesë e një grupi dhe i frymëzon ata. Dhe pikërisht ky lloj zëvendëspresidenti do të jetë ai."

 Harris Walz
Fotografi: Matt Rourke/AP Photo/picture alliance

Jo vetëm optimizëm, por edhe sulm

Walz përkulet me respekt, vendos dorën në zemër. Dhe u flet qartë nga zemra shumë njerëzve të pranishëm kur thotë: "Faleminderit për nderin - por mbi të gjitha faleminderit që e rikthyet gëzimin".

Kathleen, pensioniste nga Nju Xhersi, pajtohet: "Energjia është e njëjtë si atëherë përpara se Barack Obama të zgjidhej në 2008."

Por Walz tregon në mbrëmje edhe se nuk është vetëm optimist, por edhe i aftë për të sulmuar: kandidati republikan dhe ish-presidenti Donald Trump nuk i shërben popullit, por vetëm vetes.

Zëvendëskandidati i Trump-it, J.D. Vance, nuk përfaqëson aspak "Amerikën e mesme", Amerikën përtej elitave bregdetare. Me bestsellerin e tij, senatori nga Ohio, përkundrazi, ka shlyer origjinën e tij dhe i ka shitur fqinjët e tij.

Walz përsëri përdor karakterizimin e suksesshëm ditët e fundit: Trump dhe Vance janë "tmerrues dhe të çuditshëm".

Tim Walz
Tim Walz Fotografi: Matt Rourke/AP Photo/picture alliance

"Votoni për të ardhmen”

Për publikun në sallë, Walz e kalon shkëlqyeshëm paraqitjen e tij të parë si kandidat për zëvendëspresident. Por karakteri i afërt dhe popullor i Walz shoqërohet gjithashtu nga një axhendë liberale: në Minesota, Walz u kujdes për një të drejtë liberale për abort, që ligjet për armët të ishin më të rrepta dhe që ushqimi në shkolla të ​​ishte falas.

Kjo është pikërisht ajo që vlerëson te ai Temi, 27 vjeç, nga Filadelfia. Walz është demokrati i rrallë që tregon se nuk duhet të jesh i moderuar për të fituar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

Si afrikano-amerikan, ai e ka ndjerë veten shpesh të përdorur nga demokratët si bagëti elektorale deri tani. Kjo ka ndryshuar: "Për herë të parë, ne po votojmë për të ardhmen, jo nga depresioni apo frika”.

Edhe punonjësja sociale Sophia është plot shpresë: "Kemi vërtet një shans për të fituar."

(J. Karstein, ARD-Uashington)