Hapet sipari në Panairin Ndërkombëtar të Automobilëve në Frankfurt
Frankfurti mbi Main sërish është epiqendra e botës së automobilëve. 210 premiera paraqiten në Panairin Ndërkombëtar të Automobilëve, IAA. Mbi 1100 ekspozues nga 39 vende marrin pjesë në IAA.
Për jetën e përditshme
Prej kohësh vetura duhej të kishte dalë në treg, por meqënëse vazhdimisht përgjegjës të rinj u desh të venë dorë, përurimi i Audit të ri A4, të kategorisë së mesme, kërkoi më shumë kohë. Gjithçka ekziston në teknologjinë re e kanë montuar në këtë tip punonjësit e fabrikës në Ingolstadt, si p.sh. një cockpit digjital.
Për të ardhmen
Siç është Golfi për VW, është Astra për Opelin. Prodhuesit nga Rüsselsheimi prezantojnë në Frankfurt gjeneratën e pestë. Me këtë tip të ri veture prodhuesi synon të dalë prej tunelit të humbjeve. Astra e re do të jetë jo vetëm më e lehtë, se paradhësja, por edhe e pajisur me një Hotspot-Wireless në rrota. Lidhja me rrjetin është gjithçka.
Sekret deri në IAA
Volkswagen zbulon në Frankfurt gjeneratën e dytë të Tiguan, një ein SUV (Sport Utility Vehicle) mbi bazën e Golfit. Të gjitha sekret i plotë, as fotografi nuk janë publikuar, por vetëm animacione në kompjuter. Pra duhet pritur. Por deri atërherë po mjaftohemi me këtë fotografi të re të Golf shtatë në versionin e ri kabriolet.
Për udhëtimin e madh
Një gjysmë jete njeriu ndodhet mes këtyre dy makinave: pas një Mercedes-Benz W 111 në versionin kabriolet. Përpara një Klasë-S, që tani tani për herë të parë qysh prej 44 vjetësh vjen në modelin sipër e zbuluar: me një mbulesë cope duke parë si konkurrentë Bentley dhe Rolls-Royce.
U.K. Open
E pra edhe Rolls-Royce, edhe britanikët tregohen fleksibë. Herë pas here ka pasur modele kabriolet, duke nisur qysh me legjendaren Silver Shadow për të vazhduar me Corniche e deri tek Phantom Drophead. Kjo këtu me emrin Dawn vjen tani me një mbulesë cope dhe me një motor 630 kuaj fuqi.
Emblema e Bavarisë
BMW vjen me serinë 7 në metropolin Frankfurt. Limuzina luksoze është tërësisht e konstruktuar me hightech. P.sh. në sistemin e komandimit të timonit. Por edhe me një SUV X1 të vogël të ripërterirë plotësisht, me siguri që ajo do të tërheqë shumë vizitorë.
Dëshirë e jashtëzakonshme për terren të vështirë
Na pëlqen ose jo: SUV, pra fuoristradat kanë koninkturë të lartë. Gjithkush do të ketë pjesë nëkëtë kategori, edhe pse deri tani një Jaguar-SUV pak kush mund t apërfytyronte. Por ai prezantohet në Frankfurt. Kush do ta ketë atë duhet të presë deri verën e ardhëhsme.
Po, edhe Bentley
E sërish një copë tjetër nga torta. Pothuajse po aq e paimasgjinushme sa për një fuoristradë Jaguar ishte edhe një SUV nga Bentley. Por shefi i Bentley-t tha, klientët e tij kanë mesatarisht tetë makina në garazh, prej tyre dy SUV. E pse këto të dyja të mos vinin prej markës së tij. Me të thënë e me të bërë: makina dy tonëshe me 600 kuaj fuqi del tani në rrugë, më saktë në terren.
Giulia e kuqe
Në një farë mënyre kjo e kuqe është një legjendë! Giulia e Alfa Romeos do t'i bëjë konkurrencë BMW 3 dhe për këtë ajo lëviz me forcë në rrotat e pasme, 510 kuaj fuqi nën një motor që nga 0 arrin shpejtësinë 100 km/orë brenda 3,9 sekondash. Në këtë top-version mbulesa e motorit, mbulesa e veturës dhe boshti janë prej karboni.
Një klasike e re?
E kush është ai që ende e njeh markën gjermane Borgward? Me këtë emër deri në vitin 1963 në Bremen u prodhuan makina, ndër të cilat më e njohura ishte Isabella. Tani kjo markë po rigjallërohet. Në Frankfurt prezantohet prototipi i serisë SUV me emrin BX7, që do të prodhohet në Kinë.