Hamasi për unitet palestinez
20 Nëntor 2006Reklamë
Udhëheqësi i Hamasit islamist radikal, Khaled Meschaal, ka kërkuar nga perendimi ta njohë qeverinë e ardhshme palestineze të unitetit dhe të rinisë kështu shpejt pagimin e ndihmave.
Duhet t´i tregojmë botës një linjë të përbashket të unitetit palestinez, tha Meschaal, që jeton në mergim, pas takimit me të derguarin e Fatahut të moderuar në Damask të Sirisë.
Atmosferën e bisedimeve me Fatahun ai e vlerësoi pozitivisht. Lidhur me gjendjen e bisedimeve për krijimin e qeverisë të unitetit kombëtar Meschaal nuk dha hollësi të tjera.