1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hamasi kërkon mbështetje në Moskë

Horst Kläuser28 Shkurt 2007

Perëndimi duhet të heqë bllokadën financiare kundër palestinezëve

https://p.dw.com/p/ArJL
Chaled Maschaal
Chaled MaschaalFotografi: picture alliance / dpa


Udhëheqësi politik i Hamasit, Chaled Maschaal ka zhvilluar përsëri bisedime me qeverinë ruse. Rusia e mbështet Hamasin dhe është në të njëjtën kohë edhe anëtar i kuartetit të Lindjes së Mesme, në të cilin bëjnë pjesë edhe SHBA, Evropa dhe OKB-ja.

Rusia mbështet edhe kërkesën e Hamasit për heqjen e bllokadës financiare ndërkombëtare, por pa e detyruar Hamasin që të njohë të drejtën e ekzistencës së shtetit të Izraelit që për kuartetin e Lindjes së Mesme është parakusht për dhënien e ndihmave financiare.

Qeveria ruse vazhdon të jetë i vetmi komb me influencë, që flet direkt me Hamasin radikal islamik. Për të disatën herë një delegacion i grupit ka shkuar në Moskë, ashtu si dhe menjëherë pas fitores së beftë të para një viti. "Udhëheqja ruse që prej fillimit ka pershendetur krijimin e një qeverie të tillë. Ne kemi mbështetur të gjithë hapat konkretë në këtë drejtim. si rezultat ky proces u kurorëzua me sukses. Dhe ne do të veprojmë edhe në të ardhmen kështu."


Ministri i jashtëm Sergej Lavrov bëri të qartë, se Rusia ndjek një politikë tjetër nga të tre anëtaret e tjerë në kuartetin e Lindjes së Mesme-BE, amerikanët dhe OKB-ja. Pagesat për administratën palestineze nuk janë nderprerë, Hamasi njihet si partner në bisedime, megjithëse e ve në diskutim të drejtën e ekzistencës së shtetit të Izraelit. Lavrov i ofroi udheheqesit të Hamasit Chaled Maschaal në Moskë që të ndikojë tek perendimi, për të hequr bllokadën e ndihmave ndaj palestinezeve. Kremlini mbështetet tek marrëveshjet, që palestinezet e moderuar dhe Hamasi kanë arritur nën patronatin e mbretit saudit në Meka.

Ndersa Kremlini nga njëra anë është për balancë, ai i ofron nga ana tjetër forum udheheqësit politik të Hamasit Chaled Maschaal, një gjë që s´do t´ia kishin dhënë vendet e tjera. "Fundja dëshërojmë që BE dhe OKB-ja të kooperojnë me Rusinë, për të ndryshuar qëndrimin e kuartetit ndaj rajonit."

Kjo do të thotë në sytë e Chaled Maschaalit që në rradhë të parë të rritet presioni ndaj Izraelit, që të dorëzojë të gjitha territoret e pushtuara në kufinjtë para 1967, të lirojë 11 000 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim me një oficer izraelit dhe të njohë Hamasin. Udhëheqësi i tyre nuk u përpoq në Moskë as të tregohej i balancuar dhe e kercenoi, se nqs ndertimet izraelite në xhaminë al Aksa në Jerusalem do të vazhdojnë, të ndezin në konflikt të përgjakshëm në të gjithë rajonin.

"Ne nuk jemi agresiv kundër askujt, por nuk i lejojmë askujt që të jetë agresiv kundër nesh. Ne besojmë, se marrëveshja e Mekës i ofron qeverisë amerikane mundësinë, që të ndryshojë politikën në rajon."


Paraqitja e Hamasit në Moskë me siguri që nga anëtaret e tjerë të kuartetit nuk vlerësohet si paqendjellës, apo diplomatik.