Gërvalla: Paqja duhet forcuar, stabiliteti të mos cënohet
18 Tetor 2021Forcimi i paqes dhe ruajtja e stabilitetit në rajon, rritja e bashkëpunimit diplomatik dhe konfirmimi i mbështetjes së Shqipërisë ndaj njohjes së Kosovës si shtet i pavarur janë temat qendrore të bisedimeve që zhvilloi në Tiranë të hënën (18.10) zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, me homologen e saj në Shqipëri, ministren e Jashtme, Olta Xhaꞔka.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në deklaraten e përbashkët për shtyp e quajti „ të ashpërsuar shumë gjuhën e Serbisë gjatë javëve të fundit”: „ Duhet të jemi të kujdesshëm që paqen e brishtë në rajon ta forcojmë dhe të gjithë së bashku të ndikojmë që të mos cënohet stabiliteti. Kosova e ka të qartë orientimin e saj në BE dhe NATO dhe është skeptike ndaj koncepteve konkurruese ndaj BE-së", tha ministrja Gërvalla.
Ministrja Xhaçka e vlerësoi dialogun Kosovë - Serbi si ”të vetmen rrugë për zgjidhjen e problemit mes dy vendeve”: "U takon auroriteteve të Kosovës të udhëheqin me forcën e shembullit në këtë drejtim", theksoi ajo.
"Rezultati i dialogut duhet të jetë një marrëveshje e qendrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe OKB dhe trajtimin e drejtë të minoriteteve konform Kushtetutës së Kosovës", theksoi ajo.
Xhaçka: Anëtarësimi i Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare
"Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e Kosovës, mbështetësja më e fortë dhe avokatja pa pakompromis e Kosovës. Jemi angazhuar për bashkëpunim strategjik në politikën e jashtne për të harmonizuar veprimet dhe aksionet e diplamacive tona për arritjen e objektivave strategjikë, ku përparësi mbetet anëtarësimi i Republikëssë Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare”, tha ministrja e Jashtme, Olta Xhaꞔka në deklaratën e përbashkët për mediat, me homologen nga Kosova Donika Gërvalla.
Ajo theksoi, se "Sekretariati i Përnbashkët do të jetë një strukturë operative, efikase për të ndjeur ecurinë dhe realizimin e marrveshjeve dy palëshe të deritanishme dhe atyre në të ardhmen.”
Aksioni i përbashkët diplomatik do të mbështetet nga "shtimi i përfaqësive të përbashkëta në Afrikë dhe Azi dhe ndërthurrja e punës së diplomatëve të dy vendeve”, theksoi ministrja Xhaçka.
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shprehu në takim vullnetin politik të qeverisë së Kosovës me kryeministër Albin Kurtin për të forcuar më tej marrdhëniet me Shqipërinë "në të gjitha fushat”.
" Do të bëjmë një bilanc të mirë të bashkëpunimit tonë dhe një strategji të qartë se ku duam ta shohim Kosovën dhe Shqipërinë në të ardhmen” theksoi Gërvalla.
Ajo u prit sot edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, që vlerësoi procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale që u zhviluan në Kosovë të dielën (17.10) "një shembull për rajonin sesi duhen zhvilluar dhe administruar zgjedhjet”