1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Guterres paralajmëron për një "Gazë të dytë"

25 Shtator 2024

Duke folur për Lindjen e Mesme në debatin e përgjithshëm të OKB-së Sekretari i Përgjithshëm, António Guterres, tha se Libani është në buzë të humnerës.

https://p.dw.com/p/4l2sP
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, duke folur në debatin e përgjithshëm për Lindjen e Mesme
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, duke folur në debatin e përgjithshëm për Lindjen e Mesme Fotografi: Mike Segar/REUTERS

Tema mbizotëruese e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është këtë vit lufta në Gazë dhe rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në Liban.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi që në fillim të fjalimit të tij, për rrezikun e përhapjes masive të luftës në Lindjen e Mesme. Lufta e Gazës është një "makth i vazhdueshëm" dhe tani edhe Libani është në buzë të humnerës, tha ai.

Izraeli sulmoi me 24.09.2024 masivisht Libanin nga ajri
Izraeli sulmoi me 24.09.2024 masivisht Libanin nga ajriFotografi: Mahmoud Zayyat/AFP/Getty Images

"Populli libanez, populli izraelit dhe njerëzit në mbarë botën nuk mund ta përballojnë që Libani të bëhet një Gazë e dytë," paralajmëroi ai.

Guterres: "Botë mosndëshkimi"

Guterres e dënoi edhe një herë sulmin e Hamasit më 7 tetor si "të neveritshëm". Duke shtuar i shoqëruar nga duartrokitjet e shumë kryetarëve shtetesh dhe qeverish se megjithatë "nuk ka asnjë justifikim për ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez".

Duke ju referuar luftërave të tjera në Ukrainë apo Sudan, Guterres u shpreh për një "botë mosndëshkimi".

"Një numër në rritje qeverish e shkelin me këmbë ligjin ndërkombëtar dhe minojnë të drejtën ndërkombëtare. Ato pushtojnë një vend tjetër, shkatërrojnë shoqëri të tëra ose e shpërfillin plotësisht mirëqenien e popullit të tyre. Dhe asgjë nuk ndodh." - tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres