1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Guterres:Lufta kundër pabarazisë thelbi i globalizimit të ri

19 Qershor 2021

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres rizgjidhet për një mandat të dytë dhe bën thirrje për të filluar një epokë të re “solidariteti dhe barazie”

https://p.dw.com/p/3vDWk
Konflikt in Nahost - UN-Generalversammlung UN-Generalsekretär Antonio Guterres
Fotografi: XinHua/dpa/picture alliance

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ka ende shumë për të bërë. Sepse "bota ndodhet në udhëkryq”, thotë ai, dhe "vendime të rëndësishme duhen marrë”. I zgjedhur për të qendruar edhe një mandat në krye të organizatës ndërkombëtare, ai të premten (19.06) bëri betimin para Asamblesë së Përgjithshme. Guterres, i zgjedhur më 2017, do të qendrojë në post deri në dhjetor 2026.

72 vjeçari nga Portugalia, është i nënti Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, që nga krijimi më 1945. Ai ka qenë më parë Komisari i lartë për Refugjatët nga 2005 deri 2015.

Para shtypit ai bëri të qartë se dy rrugë ka: të vazhdohet me kriza të përhershme ose të merret kthesa për të arritur në një botë të sigurt, të mirë për të gjithë dhe të gjelbër. Ai bëri thirrje për bashkëpunim global kundër pandemisë. Por edhe kundër konflikteve, kundër ndryshimit të klimës, kundër varfërisë dhe mungesës së barazisë. "Lufta kundër pabarazisë është thelbi i globalizimit të ri,” tha Sekretari i Përgjithshëm.

Me se merret Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së?

Karta e OKB-së e përshkruan rolin e Sekretarit të Përgjithshëm si „zyrtarin kryesor administrativ" të organizatës dhe drejtues të sekretariatit, i cili ka mijëra punonjës në botë. Organizata ka më shumë se 1000 zyra përfaqësie. Punonjësit janë ndërkombëtarë dhe lokalë që punojnë në zyrat e shërbimit ose në misionet paqeruajtëse. Pjesa kryesore e Sekretariatit ndodhet në Nju Jork, ku qëndron edhe Sekretari i Përgjithshëm. OKB ka tri zyra të tjera të mëdha përveç selisë kryesore, dhe pesë Komisione Ekonomike Rajonale.

Funksione të tjera të Sekretarit të Përgjithshëm lidhen me Këshillin e Sigurimit, Asamblenë e Përgjithshme, Këshillin Ekonomik e Social dhe organe të tjera të OKB-së.