1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grevë e përgjithshme në Portugali

25 Nëntor 2010

Në aeroportet e vendit u anuluan fluturimet, portet u mbyllën. Në shumë shkolla u ndërpre mësimi, në spitale funksiononte vetëm urgjenca. Kjo është e para grevë e përgjithshme e të gjitha sindikatave që prej 20 vjetësh.

https://p.dw.com/p/QHPg
Fotografi: picture-alliance/dpa

Një autostradë e drejtë të çon nga malet në drejtim të bregdetit, djathtas dhe majtas ndodhen fasada fabrikash të papastra në ngjyrë gri. 30 kilometer që këtej është bregdeti në perëndim, Porto ndodhet në jugperëndim, një gjysëm ore me makinë. Braga në Portugalinë Veriore është një nga qendrat industriale të vendit. Por sallat e shumta nuk mund ta fshehin që ekonomia portugeze është në gjendje jo të mirë. Pas pranimit në BE ekonomia pësoi rritje të fuqishme falë pagave të ulëta, por që prej dhjetë vjetësh konkurrenca nga vendet me kosto edhe më të ulëta të punës është e dkshme. Fabrikat e Portugalisë shkurtojnë vende pune, ose i mbyllin fare, kuota e papunësisë në vitet e fundit u rrit në 10%. Ky zhvillim, së bashku me një administratë publike tejet të fryrë dhe kriza mbarëbotërore kanë rritur borxhet e Portugalisë dhe deficitin buxhetor në afro 9,5% vitin e fundit.

Portugal Streik Öffentliche Verkehrsmittel
Një pjesë e madhe e trenave dhe autobuzëve nu kanë lëvizuar në PortugaliFotografi: AP

"Ne do të zbatojmë masat dhe do të japim një sinjal të qartë se e kemi seriozisht me vënien sa më parë në jetë të programit të kursimit", tha ministri i Financave Teixeira dos Santos në prill, pasi qeveria kishte paraqitur në Bruksel planet e kursimit, për të shmangur peocedurën penale të BE. Deri në vitin 2013 deficiti i buxhetit duhet të ulet nën tre përqind. Masa më e rëndësishme ishte ngrirja e pagave në sektorin publik dhe ndalimi i rizënies së vendeve të punës.

Qeveria portugeze ndërmerr masa rigoroze kursimi

Por kur kriza e Greqisë po merrte kulmin e saj, u krijua dyshimi se edhe Portugalia mund të ishte e rrezikuar nga bankroti shtetëror. Dhe pas shqyrtimi të planeve të kursimit Komisari i BE për ekonominë Rehn paralajmëroi. “Programi portugez i stabilitetit është ambicioz dhe konkret për vitet 2011 deri 2013, por sidomos për këtë vit mund të jenë të nevojshme masa shtesë , nëqoftëse vertetohen rreziqet ekonomike dhe tatimore."

Qeveria reagoi fuqimisht: rrogat e ministrave u shkurtuan 5%, u kufizuan invstimet dhe u hoqen subvencionet per ndermarrjet shtetërore. Sidomos tatimi mbi fitimin dhe taksa e vlerës së shtuar u rritën. Kryetari i qeverisë Sócrates u shpreh për ngritjen e tatimeve: "Ne duhet të punojmë së bashku, për të rivendosur besimin ndërkombëtar tek ekonomia portugeze."

Kandidatja tjetër për çadrën e shpëtimit të FMN-së dhe BE-së?

Portugal Präsident Jose Socrates
Kryeminisri portugez Jose SocratesFotografi: AP

Megjithatë Portugalia muajt e fundit ka humbur shumë besimin e tregjeve financiare. Për Portugalinë bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë sigurimi i parave në tregjet e kapitalit, për të financuar buxhetin, gjë që natyrisht zvogëlon efektivitetin e masave të kursimit. Prandaj qeveria në tetor mori masa të tjera. TVSH do të rritet në vitin e ardhshëm edhe një pikë përqindjeje dhe rrogat në sektorin publik do të shkurtohen. Pensionet do të ngrijnë fillimisht, me qëllim që me një reformë të pensioneve të mundësohen kursime të mëtejshme. Portugalia nuk mund të krahasohet me Greqinë, thuhej muajt e fundit, ndërkohë kryeministrit Sócrates i duhet të kundërshtojë, që Portugalia së shpejti mund të hyjë nën çadrën e shpëtimit të BE. "Portugalia nuk ka nevojë për ndihmën e askujt dhe do t'i zgjidhë problemet vetëm dhe me ndihmën e vendimeve të saj."

Një gjë të tillë kishte pohuar vazhdimisht deri në momentin e fundit edhe qeveria irlandeze.

Autor: Reinhard Spiegelhauer/Angjelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani