1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Goditja në Poloni, mblidhen ambasadorët e NATO-s

16 Nëntor 2022

Shpërthimi në Poloninë lindore u shkaktua nga një raketë e prodhuar në Rusi, por ende nuk është e qartë se kush e lëshoi. Ka shenja që flasin se bëhet fjalë për një raketë të mbrojtes raketore nga Ukraina.

https://p.dw.com/p/4Jap8
Nato trifft sich wegen Explosion in Polen zu Krisensitzung | Nato-Generalsekretär Jens Stoltenberg
Fotografi: Valeria Mongelli/ZUMA Press Wire/dpa/picture alliance

Ambasadorët e vendeve të NATO-s janë mbledhur të mërkurën paradite për t’u konsultuar për shpërthimin në lindje të Polonisë, në kufi me Ukrainën.  Takimin e udhëheq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha zëdhënësja e Aleancës  Oana Lungescu, të martën në mbrëmje. Pas Këshillit të NATO-s, Stoltenberg do të dalë para shtypit në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës kishte vënë në dukjes, se nuk është ende e qartë se kush e ka hedhur. “Është e rëndësishme që të gjitha faktet të kontrollohen”, shkroi Stoltenberg në Twitter. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës nuk foli as për raketa e as për Rusinë, por për një "shpërthim në Poloni".

Scholz: Nuk do të kishte ndodhur pa luftën e Rusisë në Ukrainë

Sipas Ukrainës, Rusia është përgjegjëse për çdo incident raketor. Këshilltari i  presidentit, Mykhailo Podoliak, tha se ka vetëm një logjikë se luftën e filloi Rusia kundër Ukrainës. Podoliak iu përgjigj kështu deklaratave të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili kishte thënë se goditja në Poloni, pas gjase, nuk vjen direkt nga Rusia.

Unë do të bëj gjithçka që ta mësojmë se çfarë ka ndodhur, tha presidenti  i SHBA-ve Joe Biden. Por sipas informacioneve të deritanishme mbi trajektoret e fluturimeve, ka pak gjasa që raketa të ketë ardhur nga  Rusia, tha Biden, në Bali të Indonezisë. Ka shenja që flasin se bëhet fjalë për një raketë të mbrotjejs raketore nga Ukraina.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka kërkuar hetime të detajuara dhe paralajmëroi që të mos arrihet në përfundime të nxituara. "Në një çështje kaq serioze, çdo përcaktim i nxituar i rrjedhës së fakteve përpara hetimit të tij të kujdesshëm është jashtë diskutimit," tha Scholz pas samitit të G20 në Bali. Ai vuri në dukje se shërbimet e inteligjencës kishin shkëmbyer mendime dhe se SHBA do të mbështeste hetuesit polakë.

G20-Gipfel in Indonesien
Shpërthimi në Poloni i gjeti Biden, Macron dhe Scholz në Indonezi. për samitin e G20ësFotografi: Steffen Hebestre/Bundesregierung/dpa/picture alliance

Scholz megjithatë  theksoi se shkaku i goditjes së raketës nuk duhet të harrohet. “Është e rëndësishme që ne të gjithë ta bëjmë të qartë në të njëjtën kohë dhe ta kemi të qartë se asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur pa luftën ruse kundër Ukrainës, pa raketat që tani janë duke u gjuajtur intensivisht dhe në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës”

Reagimi i nevojshëm

Sipas presidentit lituanez Gitanas Nauseda, goditja e raketës në Poloni nuk e ndryshon nivelin e kërcënimit ushtarak. Por ai tregon se nevojitet sa më shpejt vendosja e sistemeve kundërajrore në krahun lindor të NATO-s. "Lituania do të mbështesë në mënyrë aktive përdorimin e mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit polako-ukrainas." Kjo vlen edhe për pjesën tjetër të krahut lindor.

Polen, Przewodow | Raketeneinschlag nahe der ukrainischen Grenze
Poloni, Przewodów | Raketa u godit pranë kufirit me Ukrainën, si pasojë gjetën vdekjen dy civilë.Fotografi: UGC via REUTERS

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Polonisë mblidhet sërish të mërkurën për të diskutuar për pasojat e shpërthimit, bëri të ditur shefi i Këshillit Jacek Siewiera nëpërmjet në mesazhi në Twitter. Komiteti u mblodh njëherë qysh të martën në mbrëmje pas raportimeve të para për goditjen e raketës. Të mërkurën në mëngjes, presidenti i Polonisë Andrzej Duda tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues konkret se kush e lëshoi raketën.

 

ash (afp,dpa, dw)

 

Artikull i përditësuar