EU-Gericht verbietet Genkartoffel "Amflora"
13 Dhjetor 2013Gjykata e BE-së ndalon kultivimin dhe shitjen e patateve të përpunuara gjenetikisht „Amflora“. Arsyeja është se Komisioni i BE-së bëri disa gabime procedurale dhe teknike në lidhje me autorizimin e ushqimit dhe përpunimit industrial nga kompania BASF, deklaroi gjykata e Luxemburgut.
„Në këtë kontekst, Gjykata supozon se rezultati i këtij procesi apo përmbajtja e këtij vendimi të kontestuar do të dështojë, vetëm nëse Komisioni u është përmbajtur mirë këtyre rregullave, atëherë vendimi është marrë me saktësi“, kështu arsyetohet vendimi.
Bimët e përpunuara gjenetikisht, janë të ndaluara
Veç misrit të përpunuar gjenetikisht, patatja Amflora ishte e vetmja bimë gjenetike, kultivimi i së cilës ishte lejuar nga BE. Gjithashtu ishte lejuar edhe përpunimi i saj në ushqim.
Kur Komisioni Europian po merrte këtë vendim, ai mori parasysh edhe nje raport tjeter nga Agjencia Evropiane e sigurisë së Ushqimit (EFSA). Autoritetet e BE-së, nuk i raportuan komisionit kompetent të vendeve anëtare të saj mbi mendimin e EFSA-së. Andaj, me këtë hap, komisioni shkeli obligimet e këtij procesi.