1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjurmë frenash në tregun gjerman të punës

Rolf Wenkel / Pandeli Pani28 Shtator 2012

Nën ndikimin e pasigurisë ekonomike shumë kompani gjermane po i pezullojnë një herë për një herë planet e tyre, gjë që ndikon edhe në tregun e punës.

https://p.dw.com/p/16Geq
Arbeitslosenzahlen September 2010 ARCHIV - Ein Mann geht am 28.05.2009 in Köln an der Agentur für Arbeit vorbei. Am Donnerstag (30.09.2010) gibt die Bundesagentur für Arbeit in Nürnberg die Arbeitsmarktdaten für den Monat September 2010 bekannt. Foto: Oliver Berg dpa/lby +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture alliance/dpa

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq. Agjencia Federale e Punësimit (BA) njoftoi të enjten (2012/09/27) në Nuremberg se në vjeshtë tregu i punës pati sërish gjallërim dhe numri i të papunëve në shtator ra me 117.000 kundrejt muajit të kaluar. Lajmi i keq: Rënia  për periudhën e vjeshtës dhe muajin shtator ishte më e ulët se zakonisht. BA njoftoi se gjithsej ka të regjistruar rreth 2.9 milionë të papunë, pra vetëm 7.000 më pak se një vit më parë.

"Këto janë efektet e para të procesit të rënies ekonomike, e cila ka një kohë që po vazhdon", thotë Holger Schäfer, ekspert i tregut të punës në Institutin e Ekonomisë Gjermane (IW). "Tregu i punës çalon pas zhvillimit ekonomik, zakonisht rreth një gjysmë viti më vonë. Dhe tani po duken shenjat e ngadalësimit të koniunkturës ekonomike, që kishin qenë të dukshme që në fillim të vitit."

Menschen stehen am Dienstag (01.02.2011) Schlange im "Integrationscenter für Arbeit Gelsenkirchen - das jobcenter" in Gelsenkirchen. Der frostige Winter macht das Arbeiten in vielen Berufen derzeit unmöglich und hat die Zahl der Arbeitslosen in Deutschland auf 3,347 Millionen steigen lassen. Im Vergleich zum Dezember ist das zwar ein Plus von 331 000, doch vor einem Jahr waren im Januar noch 270 000 mehr Menschen auf Jobsuche, wie die Bundesagentur für Arbeit (BA) am Dienstag in Nürnberg mitteilte. Foto: Julian Stratenschulte dpa/lnw +++(c) dpa - Bildfunk+++ pixel
Radhë për punëFotografi: picture-alliance/dpa

Gatishmëria për të punësuar po bie

Nën ndikimin e pasigurisë ekonomike shumë kompani gjermane po i pezullojnë një herë për një herë planet e tyre. Numri i vendeve të punës në shtator ka rënë për shkak të shenjave të dobësisë të muajve të mëparshëm, njofton BA. Shefi i Agjencisë Federale e Punësimit Frank-Jürgen Weise thotë se vrulli në tregun e punës është zbehur , por ai nuk dëshiron të flasë në mënyrë eksplicite për një prirje. Për shkak se  aktualisht ende po hapen më shumë vende të reja pune, se sa mbyllen të vjetra - dhe kjo në të gjithë sektorët me përjashtim të industrisë bankare dhe shërbimit civil.

"Këtë nuk e prisnim dhe ky është një zhvillim i mirë", thotë shefi i BA-së. 41,6 milionë të punësuar raportoi  Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden për shtatorin - rreth 423.000 ose një për qind më shumë se një vit më parë. Dinamikë në rënie në tregun e punës, pavarësisht nga një rritje punësimit - si bëhet kjo?

Der Chef der Bundesagentur für Arbeit, Frank-Jürgen Weise (l), spricht am Donnerstag (07.06.2012) neben der Bundesarbeitsministerin Ursula von der Leyen (CDU) und Frank Bsirske, Chef der Gewerkschaft verdi, im Bundesministerium für Arbeit und Soziales in Berlin bei einer Pressekonferenz zu den Chancen und Perspektiven der ehemaligen Schlecker-Beschäftigten. Die Schlecker-Gläubiger haben die Zerschlagung der insolventen Drogeriekette am Dienstag (05.06.) endgültig abgesegnet. Foto: Matthias Balk dpa/lbn
Frank-Jürgen Weise, Shefi i Agjencisë Federale e PunësimitFotografi: picture-alliance/dpa

Numri i vendeve të punës rritet megjithatë

"Këtë fenomen ne po shohim prej mjaft kohësh," thotë eksperti i tregut të punës Holger Schäfer. "Ka shumë njerëz që punësohen dhe që më parë nuk kanë qenë të regjistruar kurrë si të papunë." Së dyti, shumë vende të reja mbushen nga emigrantët. "Kjo do të thotë se mbushen vende të reja pune, pa çuar në një rënie të papunësisë në të njëjtën masë."

Edhe pse numri i të punësuarve që prej fillimit të vitit po bie ndjeshëm, sipas ekspertëve nuk ka ndonjë rrezik për krizë në tregun e punës.