Gjermania refuzon kërkesën e Polonisë për reparacione
4 Tetor 2022Ministri i Jashtëm i Polonisë, Zgibiniev Rau, tha, se është i bindur, që pozicioni i Gjermanisë lidhur me kërkesën për pagesën e reparacioneve do të "evolojë", kështu deklaroi ai pas takimit në Varshavë me homologen gjermane Annalena Baerbock. Ai theksoi përgjegjësinë e përbashkët të Polonisë dhe të Gjermanisë ndaj brezave të shkuar, të tashëm e të ardhshëm.
Qeveria polake të hënën (03.10) i zyrtarizoi pretendimet e saj ndaj Gjermanisë. Rau nënshkroi një notë diplomatike drejtuar qeverisë federale. Të dy shtetet duhet tani të ndërmarrin menjëherë hapat e nevojshëm, për të zgjidhur përgjithmonë dhe në mënyrë efikase problemin e pasojave të agresionit dhe pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, u tha Rau gazetarëve. Partia PiS nacional-konservatore që qeveris në Poloni në fillim të shtatorit i kërkoi Gjermanisë të pagujë rreth 1,32 bilionë euro, për rikuperimin e dëmeve gjatë luftës.
"Gjermania i përmbahet përgjegjësisë së saj historike pa asnjë mëdyshje", tha Baerbock. Çështja e reparacioneve nga këndvështrimi i qeverisë gjermane është e mbyllur, deklaroi politikania ekologjiste. Njëkohësisht ajo theksoi, se: Mbetet "detyrë e përhershme", kujtimi për vuajtjen e milionave, që u ka shkaktuar Gjermania polakëve.
Rreth gjashtë milionë polakë humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej tyre ishin tre milionë hebrej polakë. Varshava më 1944 u shkatërrua rëndë prej nazistëve gjatë mposhtjes së kryengritjes, rreth 200.000 civilë humbën jetën. Më 1953 qeveria e atëhershme komuniste nën presionin sovjetik hoqi dorë nga të gjitha kërkesat për reparacione. Qeveria në Moskë me këtë donte të shmangte kërkesa të ngjashme nga Repubilka Demokratike e Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik. PiS sot e konsideron të pavlefshme këtë marrëveshje.
Mbështetje për Ukrainën
Të dy ministrat e jashtëm janë në unanimitet sa i përket luftës në Ukrainë dhe mbështetjes për këtë vend. "Nuk ka asgjë që mund ta ndajë Gjermaninë dhe Poloninë në mbështjejten për Ukrainën. Miliona njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ne bashkë", tha Baerbock. Bashkë ne do ta mbështesim Ukrainën gjatë dimrit të ardhshëm. BE po përgatit një paketë të tetë sanksionesh - edhe për këtë u diskutua mes Baerbock dhe Raut.
Rau deklaroi, se të dy vendet i dënojnë pseudoreferendumet e Rusisë në krahinat lindore të puahtuara të Ukrainës dhe nuk do ta njohin aneksimin e tyre. Të dy ministrat janë të një mendimi, se lufta duhet të përfundojë me rivendosjen e integritetit të plotë territorial të Ukrainës. Problemi absolut më urgjent është mbështetja e Ukrainës dhe furnizimi i saj me mjete të rënda ushtarake, raketa dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore si dhe tanke e autoblinda.
uh/wa (dpa, rtr)