1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania kërkon vend në KS të OKB

26 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/Bjmd

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dërguar Iranit një paralajmërim serioz. Në fjalimin e saj para Asamblesë së përgjithëshme të OKB-së, Merkel tha se Gjermania do të angazhohet për sanksione më të ashpra, në qoftë se Teherani zyrtar nuk heqë dorë nga programi atomik. Kancelarja ishte e mendimit se një Iran me armë atomike do të paraqiste rrezik për Izraelin, për rajonin dhe tërë botën. Njëherazi Merkel sërish kërkoi prej bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet më shumë për ruajtjen e klimës. Sa i përket reformës së OKB-së, kancelarja tha se Gjermania është e gatshme për të marrë më shumë përgjegjësi në kuadër të Këshillit të Sigurimit.

"Me përbërjen e tanishme Këshilli i Sigurimit nuk e pasqyron botën e sotme. Prandaj të domosdoshme janë ndryshimet. Vitet e kaluara Gjermania është angazhuar fuqishëm në debatet për reforma. Gjermania është e gatshme të marrë një vend të përhershëm në OKB dhe të marrë më shumë përgjegjësi", tha Merkel.