240911 IWF Finanzkrise D
25 Shtator 2011Edhe pse në lidhje me krizën e borxheve të disa vendeve të eurozonës kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, thekson se gjatë takimit vjetor të FMN-së dhe të Bankës Botërore në Uashington ishte fjala për gjetjen e një diagnoze dhe se nuk ishte puna për të treguar njeri me gisht, kriza globale e borxheve ka hyrë në një fazë të rrezikshme. Për këtë shtetet anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) duan të përpiqen së bashku për të luftuar kërcënimet e mundshme ndaj ekonomisë botërore që rrjedhin nga kriza e fundit. Edhe pse situata në radhën e vendeve anëtarëve është shumë e ndryshme, ekonomitë e tyre janë të lidhura ngushtë, thuhet në një deklaratë të lëshuar më 24.09. prej takimit vjetor të FMN-së dhe të Bankës Botërore në Uashington.
"Shihet që kriza globale e borxheve ka hyrë në një fazë të rrezikshme, por unë jam gjithashtu optimist se ne kemi bërë një hap përpara drejt zgjidhjes së tij dhe që në fakt vendet e eurozonës që janë në epiqendër të kësaj krize e kuptojnë se duhet të ndërmarrin një veprim vendimtar dhe se pjesa tjetër e botës është e gatshme për t'i ndihmuar ata. " - tha George Osborne, Ministri britanik i Financave.
Ministri Federal i Financave, Wolfgang Schäuble, paralajmëroi në takimin vjetor të FMN-së që vendet e industrializuara të mos bëjnë kompromise në luftën kundër borxheve të mëdha shtetërore. Kthimi i borxheve të mëdha që ka në botë është një parakusht themelor për ta çuar përpara rritjen ekonomike, tha Schäuble gjatë takimit të komitetit drejtues të FMN-së në Uashington.
"Me seriozitet të madh po mbikqyret që angazhimet dhe marrëveshjet e nënshkruara që janë të rëndësishme edhe të zbatohen vërtet." - tha Schäuble.
Kurse presidenti i Bankës Federale Gjermane, Jens Weidmann, tha në lidhje me ndihmat financiare: "Ndihmat financiare vetëm sa blejnë kohë në këtë proces, sepse në thelb nuk mund t'i zgjidhin problemet."
Në lidhjet me debatet e reja që kanë lindur në lidhje me zgjerimin e fondit të ndihmave për obrellën evropiane të shpëtimit të euros Schäuble tha: "Në rininë time kam bërë shumë marshime dhe përvoja që kam mbledhur është që në rast se fillon të merresh me hapin që do të hedhësh pas tjetrit, rreziku që të qorrollisesh tek hapi pasues është shumë më i madh."
ard/bbc/pani