Gjermania kërkon nga Gjeorgjia ,zgjedhje sipas standarteve të BE-së
10 Nëntor 2007Parlamenti gjerogjian ka rënë dakort që gjendja e jashtëzakonshme e vendosur nga presidenti, Michail Saakaschwil,i të vazhdojë deri më 22 nëntor.
Opozita po ashtu ka përshëndetur paralajmërimin e presidentit të Gjeorgjisë Michail Saakaschvili që në janar të mbahen zgjedhjet e parakoshme presidenciale. Pas protestave disaditëshe, Sakaschvili tha se zgjedhjet presidenciale dhe referendumi për zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 5 janar.Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer(Frank Walter Steinmeier) kërkoi gjatë një bisede telefonike me kolegen gjeorgjiane, Gela Beschuaschwili, që zgjedhjet të mbahen, sipas standarteve të BE dhe të hiqet sa më shpejt gjendja e jashtëzakonshme në vend.Ai kërkoi, po ashtu, që të rikthehet liria e shtypit në Republikën kaukaze.