1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania duhet t'i vlerësojë migrantët nga një optikë pozitive

Robert Schwartz11 Tetor 2013

Në Gjermani krijohet përshtypja se të huajt bëjnë pjesë në grupin e njerëzve me arsim të dobët dhe që bëhen barrë për sistemin social të vendit. Ky imazh është i gabuar, mendon Robert Schwartz.

https://p.dw.com/p/19xxW
Fotografi: DW/W. Dick

Migrantët janë sërish në qendër të vëmendjes në Gjermani. Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për temat e kahershme, si varfëria dhe kriminaliteti në mesin e të huajve. Bëhet fjalë për shkollimin.


Disa fakte: Gjermania në krahasim me vendet e tjera në testin PISA është diku në mes. Fajin e kanë, siç thuhet në shumë media, dobësitë në arsimimin e shtresave më të dobëta sociale. Dhe migrantët. Këto janë vlerësime shablone përgjithsuese.


Por le t'i shohim gjërat pak më në detaje: migrantët po e plaçkisin sistemin tonë social, migrantët janë kriminelë, migrantët po e bëjnë shoqërinë tonë më të paditur. Çfarë duhet të mendojë një Michael, një gjerman i rëndomtë? Të huajt duhet të kthehen në vendlindjen e tyre, do të ishte një prej mundësive.
Mësimet nga historia gjermane kjo.

Por le të shohim historinë e kohëve të fundit të Republikës Federale gjermane: Pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore, këtu ka pasur një plan Marshall, për rindërtimin sistematik të Gjermanisë Perëndimore. Pas ribashkimit të vendit, 40 vjet pas Luftës së Dytë Botërore u krijua Fondi i Solidaritetit për rindërtimin e ish-RDGJ-së landeve lindore, i cili është ende në fuqi.


Njerëzve në Gjermani u është dhënë ndihmë pra që të rimëkëmben pas dy diktaturave, për të jetuar më mirë në shtëpitë e tyre dhe për të dalë nga mjerimi social. Si në asnjë vend tjetër në botë, pasi njerëzve në Gjermani, në Perëndim dhe në Lindje, u është ofruar një shans, Gjermania është bërë e pasur dhe tërheqëse. Është bërë një vend, ku vijnë edhe të huajt.

Schwartz, Robert
Robert SchwartzFotografi: DW


Por edhe në Gjermani ka shumë njerëz, që jetojnë në skajet e shoqërisë, qofshin ata migrantë, apo jo migrantë. Ata jetojnë në kushte të rënda sociale, pavarësisht se cilit grup etnik i takojnë. Ndërkohë që migrantët në përgjithësi konsiderohen si shkaku i dobësive në sistemin e arsimimit.


Paragjykimet në arsim


Në Gjermani ekziston edhe një praktikë: fëmijët i pyesin para se të fillojnë shkollën për prejardhjen e tyre. Këto të dhëna regjistrohen me shumë kujdes nëpër dokumenta. Kur prindërit pyesin "pse" ky regjistrim, marrin përgjigjen: "Për arsye statistikore!" Ky regjistrim nuk bëhet edhe për arsye të aftësive mbi nivelin mesatar të ndonjë fëmije, por vetëm lidhur me preardhjen e tyre. Unë njoh shumë raste, kur fëmijët me origjinë të huaj janë ndër më të mirët e klasës, por kjo nuk futet në asnjë statistikë.


Gjërat në krijimin e opinionit duhet të ndryshojnë. Jo, nuk mendoj se duhet të flitet mirë për kushtet katastrofale, në të cilat jetojnë migrantët. Por do të më gëzonte sikur komshiu im Michaeli të dëgjonte më shpesh për e rastet migrantëve të suksesshëm. Kjo ndoshta do ta ndryshonte mendimin e tij, mendimin e një gjermani të zakonshëm, i cili nuk do ta kërkonte gjithmonë "shkakun" tek të huajt, por edhe tek vetvetja.


Gjermania duhet të nisë të mendojë ndryshe


Vendi i shkrimtarëve dhe i filozofëve duhet të ndryshojë mënyrën e të menduarit në këtë botë të globalizuar. Edhe migrantët e pasurojnë këtë shoqëri, sistemin social në këtë vend dhe kontribuojnë për mirëqenien në Gjermani. Ndërsa njerëzve nga shtresat e dobëta sociale, duhet t'u ndihmohet. Pavarësisht a janë migrantë, apo jo. Këtu nuk ka nevojë për ndonjë vendim politik.


Ka ardhur koha që nocioni "me prejardhje migrante" të vlerësohet pozitivisht dhe jo të shpallet si fjala më e keqe e vitit. Të jemi edhe më të sinqertë: a thua me të vërtetë është relevante në një shoqëri të hapur moderne se çfarë origjine kemi? Po, për identitetin tonë me siguri. Por a është kjo me rëndësi edhe për regjistrimin në shkollë? Me bindje të plotë unë them: Jo.


Shumë pak njerëz në Gjermani e dinë se në kategorinë e migrantëve bëjnë pjesë të gjithë ata, të cilët kanë ardhur në territorin e Republikës Ferderale Gjermane pas vitit 1955 si dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë lindur në Gjermani e po ashtu edhe fëmijët e fëmijëve të tyre.


Situatë absurde kjo për migrantin, që shkruan këto rreshta.