Gjermani: Të vdekur e të plagosur në një aksident hekurudhor
3 Qershor 2022Reklamë
Në ditën e fundit të shkollës në Garmisch-Partenkirchen, në jug të Gjermanisë, doli nga shinat një tren. Prej aksidentit hekurudhor gjetën vdekjen të paktën katër
vetë. Po ashtu ka pasur 60 të plagosur, 16 prej tyre në gjendje serioze, tha një zëdhënës i policisë në Garmisch-Partenkirchen.
Treni rajonal me destinacion Mynihun doli nga shinat rreth orës 12:45 dhe tre vagonë u përmbysën. Arsyeja nuk është ende e qartë.
Pasagjerët e plagosur ishin të të gjitha grupmoshave, por në tren kishte një numër të madh nxënësish. Skuadrat e shpëtimit që arritën me ambulanca dhe gjashtë helikopterë i nxorën njerëzit nga dritaret e vagonëve të përmbysur.