1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryesia e organizatës rinore të Të Gjelbërve del nga partia

26 Shtator 2024

Kryesia e organizatës rinore të të Gjelbërve është e pakënaqur me politikën e partisë. Ajo del nga partia dhe ka plane të reja.

https://p.dw.com/p/4l6P8
Katharina Stolla dhe Svenja Appuhn
Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Një ditë pas tërheqjes së bashkëkryetarëve federal të Të Gjelbërve, dhjetë anëtarët e organizatës rinore të të Gjelbërve kanë njoftuar daljen e tyre nga partia. Ata duan të themelojnë lëvizjen e tyre të majtë. Ajo që nevojitet është një "forcë politike që lufton për ta vënë më në fund ekonominë në shërbim të popullit”, thuhet në deklaratën e kryesisë së organizatës rinore.

Kryetarja, Svenja Appuhn, i tha Agjencisë Gjermane të Shtypit (dpa) se secili nga anëtarët e udhëheqjes e kishte informuar partinë se po dilte nga partia.

Ajo tha: "Për vite me radhë ne jemi përpjekur t'i bëjmë të Gjelbrit një forcë sociale që mund t'u japë njerëzve përsëri shpresë."Mirëpo, duke qenë se për këtë nuk mund të gjendej shumica në parti, u mor vendimi për ta bërë këtë hap.

Bashkëpresidentja Katharina Stolla foli për një proces distancimi. Ai shpjegoi: "Në plan afatgjatë, nuk ka kuptim të jesh një opozitë e majtë ndaj një politike që mbështet partia jote."

Në deklaratën e tyre, anëtarët e kryesisë në largim theksojnë se ata tashmë e kishin marrë vendimin e tyre përpara se kryesia e Partisë së Gjelbër të shpallte dorëheqjen të mërkurën.

Ata vazhdojnë me fjalët: "Ata që refuzojnë t'u kërkojnë të pasurve të paguajnë, do të përfundojnë duke bërë që të paguajë publiku i gjerë". Kjo vlen veçanërisht rasti kur bëhet fjalë për mbrojtjen e klimës. Kryesia e Rinisë së Gjelbër kritikon gjithashtu ashpërsimin e ligjeve të azilit të miratuar nga qeveria federale. Qeveria e ashtuquajtur "semafori” përbëhet nga socialdemokratët, të gjelbërt dhe demokratët e lirë. Të Gjelbrit "po bëhen gjithnjë e më shumë një parti si të tjerët", thuhet në deklaratë.

Omid Nouripour dhe Ricarda Lang
Fotografi: Wolfgang Rattay/File Photo/REUTERS

Nën moton "Është koha për diçka të re", të rinjtë që dalin nga partia, përfshirë ish-presidenten federale të Rinisë së Gjelbër, Sarah Lee Heinrich, mbështesin projektin e tyre të ri. Sipas dpa, në deklaratën e saj të dorëheqjes thuhet: "Ne duam të kontribuojmë që së shpejti të ketë një parti të fortë të majtë në Gjermani. Një parti që nuk është si të tjerat."

Udhëheqja e re e të Gjelbërve në nëntor

Të mërkurën, Komiteti Federal Ekzekutiv i partisë, i udhëhequr nga bashkëkryetarët Omid Nouripour dhe Ricarda Lang, njoftoi dorëheqjen deri në mes të nëntorit. Në konferencën kombëtare të partisë së të Gjelbërve, më pas do të zgjidhet një komitet i ri ekzekutiv që do të shoqërojë të Gjelbrit në fushatën zgjedhore federale.

Franziska Brantner aktualisht përfyt yrohetsi një drejtuese e re e mundshme e Partisë së Gjelbër. 45-vjeçarja aktualisht është Sekretare Parlamentare e Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës dhe e besuar e Robert Habeck-ut, kreut të Ministrisë.

aud (se/dpa, afp, rtr, ard)