1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Konsumi i birrës në rënie

5 Gusht 2024

Shitjet e birrës në Gjermani ishin të ulëta në gjysmën e parë të vitit 2024, megjithë shpresat se gjatë kampionatit të futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej.

https://p.dw.com/p/4j6Z0
Gjermani: Konsumi i birrës në rënie
Gjermani: Konsumi i birrës në rënieFotografi: XAMAX/picture alliance

Gjermania shënoi këtë vit shitjet më të dobëta të birrës për muajin qershor që nga viti 1993. As shpresat se gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej, nuk u përmbushën.

Zyra Federale e Statistikave raportoi se shitjet ranë me rreth 0.6%, ose 25.8 milionë litra në gjysmën e parë të 2024 krahasuar me një vit më parë.

Shpresat se gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej, nuk u përmbushën
Shpresat se gjatë ndeshjeve të Kampionatit të Futbollit Euro 2024 konsumi i birrës do të shtohej, nuk u përmbushënFotografi: Neundorf/Kirchner-Media/picture alliance

Shkak mund të jetë dhe moti i paqendrueshëm

"Gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit luhatja e temperaturave dhe stuhitë e shpeshta e penguan biznesin” tha Drejtori Menaxhues i Shoqatës Gjermane të Birrarive, Holger Eichele.

Inflacioni ka goditur rëndë edhe industrinë e birrës. Fabrikat e birrës ankohen për kostot e larta të lëndëve të para dhe të logjistikës.