1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Bordelet rihapin dyert në pesë lande

9 Shtator 2020

Protestat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit u kurorëzuan me sukses. Bordeleve në pesë lande të Gjermanisë u lejohet të mirëpresin sërish klientë - sidoqoftë me maska.

https://p.dw.com/p/3iBG9
Europas größtes Bordell  Pascha  ist insolvent
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Vennenbernd

Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet.

Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata. Ndërkohë thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë, pra nuk është e qartë pse sektori i shërbimeve seksuale vazhdon të jetë plotësisht i ndaluar.

Shkelje e parimit të proporcionalitetit

Kontakti seksual zakonisht është i kufizuar mes dy personave, pra rreziku i përhapjes së infeksioneve është më i ulët se në rastin e aktiviteteve të tjera me shumë pjesëmarrës, të cilat tashmë lejohen, argumentoi gjykata.

Deutschland Prostituierte demonstrieren auf dem Kiez
Protestat e punonjëseve dhe të punonjësve të seksit kurorëzohen me sukses - trupi gjykues vendos rihapjen e bordeleveFotografi: picture-alliance/rtn/F. Bründel

Gjykata shpjegoi se rreziku i infektimit është më i madh p.sh. "në festa private me deri në 150 vetë ku njerëzit edhe vallëzojnë apo konsumojnë pije alkoolike apo në studiot e fitnesit, sepse aty ka shpërndarje më të mëdha të aerosoleve nga frymëmarrja, se sa në shtëpitë publike.

Jo vetëm kondom, por edhe maskë

Autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë ditët e ardhëshme kushtet për rifillimin e veprimtarisë në bordele. Ndër to do të jenë mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë gjithë gjithës si dhe ndalimi i pijeve alkoolike.

BdT Deutschland Hamburg | Bundesweiter Tag der offenen Tür in Bordellen
Një prostitutë në Hamburg prezanton rregullat e reja: mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë seksit Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Scholz

Edhe pse lejoi rihapjen e bordeleve gjykata vendosi ta lërë në fuqi ndalimin e prostitucionit në makina apo gjatë festash dhe aktivitetesh erotiko-seksuale. 

Shoqatat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit si dhe të pronarëve të bordele dhe të klubeve erotike tërhoqën vëmendjen se ndalimi tyre nuk çon në ndërprejen e prostitucionit por vetëm e transferon atë në ilegalitet.

Europas größtes Bordell  Pascha  ist insolvent
"Pascha" - bordeli më i madh i Evropës falimentoiFotografi: picture-alliance/Geisler/C. Hardt

Për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së bordeleve shumë prej tyre, si p.sh. "Pascha" në Këln bordeli më i madh i Evropës, falimentuan.