1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjeorgjia zgjedh

Markian Ostaptschuk / Amalia Ogandschanjan 1 Tetor 2012

Qeveria dhe opozita kanë zhvilluar një fushatë të pistë, sepse zgjedhjet janë të një rëndësie të veçantë, pasi parlamenti i ri merr për një vit më shumë kompetenca.

https://p.dw.com/p/16HjF
People hold Georgian state flags during a campaign rally for President Mikheil Saakashvili's United National Movement in Tbilisi, Georgia, Friday, Sept. 28, 2012. Georgia holds tightly contested parliamentary elections on Oct. 1. (Foto:Shakh Aivazov/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Në prag të zgjedhjeve opozita gjeorgjiane ankohet se po vihet gjithnjë e më shumë nën presionin nga autoritetet. Për shembull, 20 aktivistë janë dënuar me arrest pas akuzave të sajuara për fyerje të autoriteteve. Sipas njoftimeve të aleancës "Endrra gjeorgjiane" mbështetësit e presidentit Mikheil Saakashvili kishin sulmuar gjithashtu disa opozitarë. 

Partia "Endrra gjeorgjiane" u themelua në fillim të këtij viti nga miliarderi Bidsina Ivanishvili. Kjo parti e akuzon Sakashvilin për sundim autoritar të vendit. Sakashvili i mohon të gjitha akuzat. "Endrra gjeorgjiane"  është në fakt një "projekt rus". Opozita kërkon ta kthejë Gjeorgjinë me metoda mafioze në një diktaturë sovjetike, thotë presidenti. Ivanishvili i cili është pasuruar në Rusi me tregtimin e metalit dhe me shitblerje pasurish të patundshme thekson se dëshiron ta vazhdojë kursin pro-perëndimor të Gjeorgjisë. Ai e akuzon Saakashvilin se me politikën agresive ndaj Moskës e futi Gjeorgjinë në vitin 2008 në një luftë të kotë. Prej kësaj lufte vendi ka humbur përfundimisht kontrollin ndaj rajoneve separatiste, Abkazia dhe Osetia e Jugut.

GettyImages 153023411 Supporters of the Georgian Dream political party shout slogans during a rally in central Tbilisi, on September 29, 2012. Georgian President Mikheil Saakashvili and his billionaire challenger Bidzina Ivanishvili staged rival mass rallies on the final day of campaigning before parliamentary polls. Billionaire tycoon Ivanishvili's supporters started to march through the capital Tbilisi to a mass rally in a central square, carrying Georgian Dream opposition coalition banners and chanting 'Georgia! Georgia!'. AFP PHOTO / VANO SHLAMOV (Photo credit should read VANO SHLAMOV/AFP/GettyImages)
Miting i aleancës "Endrra gjeorgjiane"Fotografi: Getty Images

Presidenti Sakashvili nën presion

E tërë fushata zgjedhore u karakterizua nga akuza të ndërsjella. Në  fund të gushtit Ivanishvili u ankua, se qeveria do të sekuestrojë të gjitha pasuritë e partisë së tij. Me këtë Sakashvili dëshironte të pengonte një fushatë elektorale të ndershme dhe një votë e lirë. Autoritetet deklaruan nga ana tjetër se me paratë duhej të paguhej një gjobë prej rreth 1.2 milionë € për financimin ilegal të partisë.

Por  nën presionin më të madh para zgjedhjeve Sakashvili u vu prej demonstratave dhe protestave që u shkaktuan nga stacioni televiziv gjeorgjian TV-9, i cili në 80 për qind i takon gruas së Ivanishvilit. Në mes të shtatorit aty u transmetua një video në të cilën shihej se si të burgosur janë rrahur në burg nga rojet dhe janë përdhunuar me shkopinj gome dhe bishta fshese. Ministria e Brendshme thotë se kjo video me tortura ishte sajuar prej pasuesve të Ivanishvilit. Por ky skandal mund t'i kushtojë në zgjedhjet më 1 tetor vota partisë në pushtet të Sakashvilit "Lëvizja Kombëtare e Bashkuar".

People gather on a bridge across the Kura River for a prayer for peace in the country, ahead of parliamentary elections in Tbilisi, Georgia, Thursday, Sept. 27, 2012. Georgia holds tightly contested parliamentary elections on Oct. 1. (Foto:Shakh Aivazov/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Kryeministri bëhet qendra e pushtetit

Zgjedhjet janë të një rëndësie të veçantë, pasi parlamenti i ri merr për një vit më shumë kompetenca. Pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në tetor 2013 hyjnë në fuqi ndryshimet përkatëse në kushtetutën e vendit. Sistemi aktual i qeverisjes presidenciale do të zëvendësohet me një sistem parlamentar. Kryeministri nuk do të propozohet më nga presidenti, por do të përcaktohet prej partisë që fiton më shumë vende në parlament. Për më tepër, presidenti humb të drejtën për të dhënë urdhëra në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Sipas vëzhguesve Sakashvili dëshiron të bëhet kryeministër në vitin 2013 dhe për këtë arsye ka miratuar dhe ndryshimet kushtetuese. Pas dy periudhash ai nuk mund të kandidojë më vitin e ardhshëm për president. Por edhe Ivanishvili e synon postin e kryeminstrit që në të ardhmen do të jetë i pajisur me pushtet më të madh.

Georgian President Mikhail Saakashvili, center, with his supporters, sings a national Anthem during a campaign rally for his United National Movement in Tbilisi, Georgia, Friday, Sept. 28, 2012. Georgia holds tightly contested parliamentary elections on Oct. 1. (Foto:Shakh Aivazov/AP/dapd)
Mikhail SaakashviliFotografi: dapd

Në votime marrin pjesë 14 parti dhe dy blloqe partiake. Shanse për të hyrë në parlament kanë edhe partia kristiandemokrate, e cila prej opozitës quhet si "pseudo-opozitare" sepse ajo do të kooperojë sërish me partinë në pushtet, si dhe Partia populsite e Punës.

Që nga muaji gusht OJQ gjeorgjiane që vëzhgojnë fushatën zgjedhore kanë konstatuar dhe regjistruar qindra shkelje të rregullave të fushatës. Ndër të tjera, ata ankohen se  partia në pushtet ka përdorur për fushatën zgjedhore burimet shtetërore. Përveç kësaj është bërë presion ndaj votuesve dhe anëtarëve të opozitës dhe gazetarët janë penguar në punën e tyre.