1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjeorgji: Arkeologët zbulojnë një dhëmb 1.8 milion vjeçar

18 Shtator 2022

Arkeologët zbuluan në një fshat rreth 100 km në jugperëndim të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi, një dhëmb 1.8 milion vjeçar.

https://p.dw.com/p/4GwZU
Georgien, Orozmani | 1,8 Millionen Jahre alten Zahn entdeckt
Fotografi: David Chkhikvishvili/REUTERS

Sipas arkeologëve dhëmbi 1.8 milion vjeçar përket një specieje të hershme njerëzore.

Shkencëtarët thanë se kjo gjetje dëshmon se rajoni ka qenë vatër e një prej vendbanimeve më të hershme parahistorike arkaike njerëzore në Evropë.

Georgien, Orozmani | 1,8 Millionen Jahre alten Zahn entdeckt
Fotografi: David Chkhikvishvili/REUTERS

Dhëmbi u zbulua pranë fshatit Orozmani, rreth 100 km në jugperëndim të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi.

Georgien, Orozmani | 1,8 Millionen Jahre alten Zahn entdeckt
OrozmaniFotografi: David Chkhikvishvili/REUTERS

Orozmani ndodhet pranë qytetit të Dmanisit, ku në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 u gjetën kafka njerëzore me moshë rreth 1.8 milion vjeçare. 

Gjetjet e Dmanisit përbëjnë zbulimi më të vjetër në botë të këtij lloji jashtë territorit të Afrikës dhe i kanë bërë shkencëtarët të ndryshojnë të teoritë e tyre për evolucionin e hershëm njerëzor si dhe modelet e migrimit parahistorik.