1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendja në Liban dhe në Rripin e Gazës mbledh Lidhjen Arabe

14 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AxdV

Kairo:Lidhja Arabe mblidhet ditën e premte në kryeqytetin egjiptian, Kajro ,në një takim të posaçëm. Arsyet e këtij takimi janë eskalimi i dhunës në Liban dhe në territoret palestineze. Kryeministri libanez, Fuad Siniora, në një mesazh televiziv i kishte kërkuar Lidhjes Arabe që të jetë më e përgjegjshme për gjendjen dhe të mbrojë Libanin.
Deputeti ,Valid Eido , u vra në një shpërthim bombe në Bejrut së bashku me një nga djemtë e tij dhe të paktën 5 vetë të tjerë, të mërkurën.