1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

31 Maj 2022

Lista e vendeve të bojkotuara nga kompania shtetërore ruse Gazprom po bëhet më e gjatë. Tani kësaj liste iu shtua edhe Holanda.

https://p.dw.com/p/4C3z3
Gas Gasimport Stop Gasembargo Russland Krieg Symbolbild
Fotografi: Christian Ohde/Chromorange/picture alliance

Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për Holandën. Shkak për këtë ndërprerje është refuzimi i koncernit Gasterra për të paguar në rubla. Pas këtij refuzimi Gazprom-i deklaroi se Holanda nuk do të furnizohet me gaz duke nisur nga data 31 maj 2022. Sipas të dhënave të koncernit holandez dy miliardë metra kub gaz, që ky Gasterra donte t'i blinte deri në tetor nga Gazprom janë porositur tani nga furnizues të tjerë.

Russland stellt auch Erdgaslieferungen nach Bulgarien ein
Fotografi: Stringer/dpa/picture alliance

Pas fillimit të luftës agresive në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një urdhër, sipas të cili vendet "jomiqësore" që importojnë gazin rus duhet t'i paguajnë  në të ardhmen faturat e tyre në rubla. Rreth një javë më parë Rusia ndërpreu furnizimet me gaz për Finlandën. Në prill Rusia kishte pezulluar edhe furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.  Bashkimi Evropian e akuzon Moskën për "shantazh".