1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fundi i recesionit në eurozonë?

Christoph Hasselbach, DW Bruksel15 Gusht 2013

Në tremujorin e dytë të vitit 2013 ekonomia e eurozonës është rritur me 0.3 për qind.

https://p.dw.com/p/19Q6n
Fotografi: picture-alliance/dpa

Tani është zyrtare: recesioni në zonën e euros mori fund. Eurostati e konfirmoi këtë të mërkurën (14/08/2013). Në tremujorin e dytë të vitit 2013, dmth prill-qershor, ekonomia e eurozonës është rritur sipas këtyre shifrave me 0.3 për qind. Kjo është një vlerë edhe më e mirë, se ajo që kishte pritur shumica e ekspertëve. Në kohë normale rritje të tilla nuk do të ishin në asnjë mënyrë ndonjë sensacion. Megjithatë, pas një recesioni torturues për një vit e gjysmë Europa ka nevojë për lajme të mira. Recesioni u ka kushtuar miliona njerëzve vendin e punës dhe borxhet e shteteve janë shtuar shumë. Tani ka shpresa se me fundin e recesionit do ulet dhe papunësia.

Logo Eurostat
Logo Eurostat

Botë të ndryshme

Megjithatë pas shifrës 0.3 për qind për të gjithë eurozonën ka vlera shumë të ndryshme për secilin vend. Dhe për këtë arsye nuk mund të flitet për një trend të përgjithshëm. Pjesa më e madhe e rritjes i takon vetëm Gjermanisë. Ekonomia më e madhe në zonën e euros pati pas një tremujori të parë të dobët një rritje në përqindje të konsiderueshme prej 0.7. Kurse Italia dhe Spanja, janë tkurrur edhe më tej, edhe pse më pak se më parë. Ndoshta befasia më e madhe pozitive është Franca, e cila pati rritje prej 0.5 për qind. Franca, ekonomia e dytë më e madhe në bashkimin monetar, ka kohë që konsiderohet si një rast i veçantë problematik, edhe si e sëmura e Evropës. Gjithashtu inkurajues është shembulli i Portugalisë, një nga vendet që duhet të mbështetet nga programet e ndihmave nga vendet e tjera. Ekonomia e Portugalisë ka pasur rritje edhe gjatë tremujorit aktual me 1.1 për qind.

Spanien Arbeitslosigkeit Schlange vor Arbeitsamt
Recesioni u shkaktuar miliona të papunë dhe borxhet e shteteve janë në shtuar shumëFotografi: picture-alliance/dpa

Kush ka të drejtë?

Me këto shifrat shpërtheyen përsëri diskutimet rreth recetave më të mira për daljen nga kriza. Për shembull, qeveria gjermane thonë se politika e kursimeve dhe e reformavee kanë pasur efekt, sidomos për Portugalinë. Kjo statistikë ka të ngjarë të luajë një rol edhe në fushatën zgjedhore gjermane. Në të kundërt, qeveria socialiste franceze është e bindur për të kundërtën. Ajo thotë se një politikë e orientuar drejt rritjes dhe me pak kursime ka qenë e sukseshme. Kështu që ndoshta çdo palë do ta shohi veten të konfirmuar dhe do t'i interpretojë shifrat si i përshtatet asaj. Por në mes të betejës ideologjike ndoshta do të peshojë më shumë lehtësimi se mbi të gjitha po duket dritë në fund të tunelit.

Nuk ka vend për vetëkënaqësi

Megjithatë, pikërisht këtë optimizëm e frenon Komisioni Evropian. Komisioneri i Çështjeve Monetare të BE-së Olli Rehn, është i shqetësuar se shtetet mund të bien në vetëkënaqësi në lidhje me këto lajme. Në një deklaratë, ai shkruan: "Nuk ka asnjë arsye për vetëpërgëzim sipas motos kriza mbaroi. Zbatimi i reformave të rëndësishme në shtetet anëtare është ende në stadet e fillimit dhe duhet të vazhdojë. "Ne ende kemi ende një rrugë të gjatë përpara." Rehn nuk sheh asnjë kontradiktë midis rritjes dhe kursimeve. Reduktimi i borxhit i shoqëruar me reformat strukturore, është vetëm kusht për rritjen e re, e cila gjithashtu do të sjellë vende pune. Ai e shkruan këto ndoshta në lidhje me Greqinë. Nga Greqia nuk ka ende të dhëna të reja. Por Rehn dhe donatorët ndërkombëtarë kanë frikë se mesazheve pozitive ndoshta do ta ndërpresin zellin për reforma në Greqi.

Olli Rehn
Olli RehnFotografi: AP