1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frontex përforcon mbrojtjen e kufirit Lituani - Bjellorusi

14 Korrik 2021

Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve ilegalë Agjencia evropiane për Mbrojtjen e Kufirit po forcon mbështetjen për Lituaninë. Në kufirin me Bjellorusinë situata është shqetësuese.

https://p.dw.com/p/3wREv
Der Präsident des Europäischen Rates Charles Michel und Litauens Premierministerin Ingrida Simonyte
Fotografi: Petras Malukas/AFP/Getty Images

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, fajëson Bjellorusinë, se po përdor migrantët që t´i bëjë presion Bashkimit Evropian për shkak të sanksioneve kundër Minskut. Në kuadër të një takimi me homologët e tij të BE në Bruksel ai tha, se Bjellorusia merr me avionë migrantë nga jashtë dhe i nis ata përmes kufirit në vendet e BE.

Në intervistë me Deutsche Welle Landsbergis tha: "Kjo është një armë hibride, që përdoret nga Bjellorusia," për t`i imponuar Evropës politikën e saj. Udhëheqja në Minsk po përdormigrantët si "mburoja njerëzore" për qëllimet e veta.

Pushtetmbajtësi bjellorus Aleksander Lukashenko e ka kërcënuar herë pas here BE-në, se si përgjigje për sanksionet e vendosura ndaj Minskut, do të lejojë refugjatët nga zonat e luftës që të kalojnë kufirin. Prej kësaj preket veçanërisht Lituania, që ka një kufi prej rreth 680 kilometrash me Bjellorusinë. Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë kapur më shumë se 1.600 njerëz, prej tyre 60 brenda 24 orëve, njoftoi enti i mbrojtjes së kufirit të hënën. Në fundjavë kishin kaluar ilegalisht kufirin gjithsej 90 migrantë.

Situata është shqetësuese, për këtë arsye është marrë vendimi për një ndërhyrje të shpejtë, tha drejtori i Frontex-it, Fabrice Leggeri. Përveç rojeve të kufirit dhe automjeteve të patrullimit, ditët në vijim do të dërgohen edhe zyrtarë të trajnuar posaçërisht për marrjen në pyetje të refugjatëve, për të zbuluarrrjetet kriminale,që qëndrojnë prapa këtij aksioni.

Zyrtarët e Frontex-it patrullojnë tashmë kufirin me kolegët e tyre lituanezë. Frontex nuk ka ofruar informacione mbi numrin e burrave dhe grave, që do të vijnë si përforcim. Sipas Mbrojtjes Kufitare lituaneze numri i tyre fillimisht mendohej të rritej me 30. Tani sipas supozimeve lituanezëve kontigjenti do të rritet me 60 zyrtarë.