1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Francë: Shkolla e gatimit e zotit Marks

Susanne Dörhage
11 Mars 2023

Për Thierry Marksin angazhimi social është çështje nderi. Ylli i kuzhinës franceze u mëson refugjatëve se si të gatuajnë.

https://p.dw.com/p/4OXAL
Thierry Marx, yll i kuzhinës franceze
Thierry Marx, yll i kuzhinës francezeFotografi: Joël Philippon/dpa/picture alliance

Filozofia e kuzhinierit të famshëm francez, Thierry Marks, është se gatimi nuk është vetëm çështje talenti, por një rrugë në jetë që të gjithë mund ta shkelin. "Sigurisht, çdokush mund të arrijë nivelin më të lartë. Por duhet të jesh i vendosur, të kesh disiplinë, këmbëngulje dhe përkushtim", thotë Marks.

Veçori këto që Zmaray i ka. Para rreth katër vjet më parë, afgani u largua nga vendlindja e tij, fillimisht për në Austri dhe më pas në Francë. Thuajse pa para dhe larg familjes, për Zmarayn, gatimi nuk është vetëm shpresë, por edhe vokacion. "Unë kam përvojë, se kam mësuar të gatuaj nga nëna ime. Dhe edhe këtu në Francë, shpesh gatuaj ushqim afgan për pesë afganët e tjerë me të cilët jetoj."

Disiplinë, këmbëngulje dhe përkushtim

Për entuziastët e gatimit si Zmaray, kuzhinieri me yje Michelin, Thierry Marx, zbret nga Olimpi i tij për të dhënë mësim në shkollën e tij të gatimit "Cuisine Mode d'Emploi". 

Thierry Marx duke dhënë mësim në shkollën e tij të gatimit "Cuisine Mode d'Emploi"
Thierry Marx duke dhënë mësim në shkollën e tij të gatimit "Cuisine Mode d'Emploi"Fotografi: Morissard Aurelien/ABACA/picture alliance

Çdo lëvizje duhet të jetë e saktë, edhe nëse është e vështirë. Maitre Thierry Marks i kushton vëmendje çdo detaji. 

Kritika nga spektri i djathtë

Por për mbështetjen që u jep migrantëve, Thierry Marksin edhe e kanë akuzuar fort, se me siguri do që t'u japë të drejtën e azilittë gjithë atyre që janë të gatshëm të gatuajnë. Por mjeshtri nuk shqetësohet.

"Ata kanë leje qëndrimi edhe pse të kufizuara në kohë. Ne u japim njerëzve njohuritë që u nevojiten për t'u sistemuar dhe për të jetuar këtu në tokën franceze, në mënyrë sa më të pavarur duke pasur një profesion", thotë Marks.

Më shumë se 6000 vetë kanë kryer tashmë shkollën e gatimit të Thierry Marksit. Jo vetëm emigrantë, por edhe nga ata që kanë braktisur shkollën, ose njerëz që kishin vuajtur dënime me burg.

Thierry Marks, i cili vetë nuk e e ka përfunduar shkollën, dëshiron mbi të gjitha t'u mësojë studentëve të tij të lënë pas një herë e përgjithmonë problemet. "Nuk më intereson e kaluara. Unë i pyes: çfarë do të bësh tani? Do të gatuash? Atëherë të ndihmojmë."

Shansi i jetës

Për Zmareyn, ky është shansi i jetës që ai nuk dëshiron ta humbasë në asnjë mënyrë. "Fillimisht isha pak nervoz, por tani jam i lumtur që mund të mësoj nga shefi i kuzhinës Thierry Marks."

Kush e përballon shkollimin tre-mujor dhe i nënshtrohet provimit, i ka dyert hapur në kuzhinat e restoranteve luksoze të Parisit. Shumica gjejnë punë shpejt.

Zmaray dëshiron të kombinojë kuzhinën afgane me atë franceze.
Zmaray dëshiron të kombinojë kuzhinën afgane me atë francezeFotografi: Yash Hemwani/DW

"Profesioni u jep atyre mbështetje dhe ata mund të shikojnë përtej horizontit të tyre dhe ta përfytyrojnë veten që të bëhen vetë shef kuzhine dhe të krijojnë stilin e tyre." - thotë Marks.

Zmaray dëshiron të kombinojë kuzhinën afgane me atë franceze. Për shembull, t'i shërbejë mantitë tradicionale afgane me një bujon me perime. "Pasi të mbaroj kursin dua të punoj fillimisht diku dhe më pas të hap restorantin tim në Paris." 

Me bekimin e Thierry Marksit. Sepse mësuesi dëshiron që studentët e tij të ecin përpara, madje të arrijnë suksesin e tij.