1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Francë: Prezervativë falas për 18-25-vjeçarët

kna dpa
18 Dhjetor 2022

Në përpjekje për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë, Franca ofron prezervativë falas.

https://p.dw.com/p/4L5GG
Francë: Prezervativë falas për 18-25-vjeçarët
Francë: Prezervativë falas për 18-25-vjeçarëtFotografi: Robin Utrecht/picture alliance

"Një mini-revolucion për kontracepsionin.” Kështu e përshkroi presidenti francez Emmanuel Macron masën e qeverisë për të ofruar falas prezervativë për të rinjtë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

Emmanuel Macron: Mini-revolucion për kontracepsionin
Emmanuel Macron: Mini-revolucion për kontracepsioninFotografi: Evelyn Hockstein/REUTERS

Të rinjtë mund t'i marrin prezervativët falas në farmaci duke filluar nga 1 janari 2023. Kjo është një përpjekje e qeverisë për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë.

Francë: Të rinjtë mund t'i marrin prezervativët falas në farmaci
Francë: Të rinjtë mund t'i marrin prezervativët falas në farmaciFotografi: Schönberger/dpa-tmn/picture alliance

Në fillim të këtij viti Franca miratoi edhe pilulat kontraceptive hormonale falas për femrat nën moshën 26 vjeçpër të shmangur situatat, në të cilat gratë detyrohen ta ndërpresin marrjen e kontraceptivëve, sepse nuk mund ta përballojnë pagesën e tyre.