Industria e automobilëve
21 Prill 2012Kandidatët për president të Francës kishin kërkuar një takim, por punëtorët refuzuan – jo vetëm intstrumentalizimi politik. “Ne duam që luftën tonë për mbrojtjen e fabrikës të mos e lidhim me një drejtim politik“, thotë Jean Charles Masclef, kryetari i i këshillit të punëtorëve të fabrikës në periferi të qytetit të vogël të Valenciennes. Ai dhe kolegët e tij kanë aktualisht mjaft probleme. Sepse patneritetit për një kohë të gjatë i Fiatit me Peugeot Citroën (PSA) që përfundon në 2017, bën që e ardhmja e fabrikës së prodhimit të automobilëve në Francë të qëndrojë në ajër. PSA vetëm nuk është në gjendje të shfrytëzojë Sevelnord – një patner i ri i duhet gjetur urgjentisht . Por gjatë kërkimit për këtë ajo nuk do që të profilizohet publikisht me asnjë parti.
Brez i ri në këshillin e punëtorëve
Masclef dhe zevëndësi i tij Patrick Prudhomme i përkasin një brezi të ri sindikalistësh që kanë pak gjëra të përbashkëta me aktivistët të cilët ndonjëherë marrin si peng një menaxher për të realizuar interesat e tyre. Të dy burrat drejtojnë një revolucion të vogël në Francë - edhe nëse funksionarët modestë nuk kanë drejtuar kurrë diçka. Me formimin e një federate sindikatash, që janë të përfshira shtatë sindikata nga Sevelnord, ata janë liruar nga strukturat e vjetra. “Me një qëllim të vetëm: Për të siguruar ekzistencën e vazhdueshme të punës".
Këshilli i punëtorëve - i njohur në Francë ndryshe edhe si institucion për festime me gatime në grill dhe për eskursione të punonjësve – tani fiton ndikim. Kryetari i këshillit ka takuar tashmë ministrin e industrisë. Dhe ka ndryshuar po ashtu shumëçka, thotë zevëndëskryetari Patrick Prudhomme: „Qysh kur ndodhi kjo shkrirje, ne nuk kemi asnjë luftë më mes sindikatave, sepse nuk ka më asnjë fletëvolante negative. Dhe respekti mes punonjësve është rritur“.
Modeli i Gjermanisë - krejt ndryshe
Modeli për këtë federatë sindikatash vjen nga Gjermania dhe quhet IG Metal. Sipas Prudhomme-s në Gjermani gjatë negociatave mes punëdhënësve dhe sindikatave nuk ka të fituar dhe të humbur si në Francë, përkundrazi fitues dhe fitues. „Këtë do ta dëshironim edhe ne për vendin tonë“. Reformat si këto bëjnë që edhe ekspertët e ekonomisë të mendojnë në qoftëse se ata përpiqen për një revolucion kulturor. Në botën e globalizuar Franca duhet të largohet nga traditat e trashëguara", mendon Isabellle Borgeois nga instituit për kërkimet gjermani-franceze, CIRAC.
Rreth 30 për qind më shtrenjtë se kolegët në Spanjë
Por sigurisht një përfaqësim i reformuar interesash nuk ndryshon asgjë në konkurrencën globale. Rreth 30 për qind më lirë prodhon uzina spanjolle PSA, edhe për shkak se aty pagat janë më të ulta, kanë llogaritur ata të këshillit të punëtorëve. Dhe kjo tregon po ashtu qartë: Ky sektor i industrisë ndodhet në vështirësi të mëdha.
Me rreth 2400 vetë, në Sevelnord punojnë sa vetëm gjysma e aq shumë njerëzve që punonin në kohën e artë të themelimit të uzinës në 1992. Por çfarë do të thotë një pezullim i mundshëm e Sevelnord-it për rajonin? Masclef nuk ka iluzione: ”Nëse një industri automobilësh kollitet, atëherë të gjithë rajonin e zë rrufa”. Më shumë se 50.000 njerëz jetojnë këtu nga ky sektor – që janë më shumë se 40 për qind e të gjitha vendeve të punës.
Valenciennes dëshiron të diversifikojë
E megjithatë përfaqsuesit e punëmarrësve kanë kurajo. Vazhdimisht ata kanë arritur që ti përshtaten situatave të reja. Kur kriza e çelikut në vitet 70' goditi rajonin, papunësia u rrit në më shumë se 20 për qind. Për këtë asrye industria e automobilëve dhe ajo hekurudhore zevëndësoi sigurinë e vendeve të punës së industrisë tekstile, të qymyrit dhe çelikut. Por a mund të jetojnë qyteti dhe zona përrreth përgjithmonë nga industria e prodhimit të makinave?
David Hugoo nga bashkimi komunal „Valenciennes Metropole“ është i kujdesshëm kur flet: „Ne besojmë në industrinë e prodhimit të makinave dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë ta mbështesim edhe më tej atë. Por veç kësaj, qëllimi ynë është që të parandalojmë një strukturë të vetme në rajon dhe prandaj ne punojmë për një ekonomi të bazuar në disa këmbë mbështetëse: Këto janë krahas industrisë së automobilave dhe ai hekururdhor, industria digjitale dhe logjistike“.
Shpresa e bën këshillin e punëtorëve që edhe në krizë të ketë lajme të mira. Para pak ditësh kolegët në uzinën pranë Toyta kanë nisur prodhimin e një makinë hibride. Dhe Toyota llogarit po ashtu emrin që do ta tregtojë si patner zevëndësimi për Fiatin. Por edhe nëse arrihet kjo, me siguri që do të shpallet pas zgjedhjeve presidenciale. Vendimet e rëndësishme merren gjithsesi ende në Paris.
Autor: Andreas Noll/Mimoza Kelmendi
Redaktoi. Bahri Cani