1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca do të zgjasë tavanin e çmimeve të energjisë elektrike

29 Gusht 2022

Çmimet e gazit dhe energjisë kanë arritur nivele të reja. Në Francë, situata në tregun e energjisë elektrike është e tensionuar. Qeveria franceze do të vazhdojë të kufizojë kostot për konsumatorët në vitin 2023.

https://p.dw.com/p/4GBQ3
Bruno Le Maire
Fotografi: Daniel Leal-Olivas/AFP

E përballur me kostot në rritje të energjisë elektrike dhe gazit, Franca do të vazhdojë t'u caktojë tavan çmimet e energjisë për konsumatorët vitin e ardhshëm. Çmimet nuk do të rriten më shumë se katër për qind deri në fund të vitit 2022, siguroi ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire. Gjithashtu, vitin e ardhshëm nuk do të bëhen modifikime që duhen të qenë bërë më parë. Në këtë mënyrë, tarifat për konsumatorët duhet të kufizohen edhe më tej. Ai nuk dha hollësi në se konsistonin masat e reja.

Në Francë, çmimet e energjisë elektrike në tregtinë me shumicë arritën një rekord me më shumë se 1000 euro për megavat orë (MWh). Një vit më parë, çmimet ishin ende 85 euro për MWh. Këto rritje korrespondojnë me një çmim të energjisë elektrike prej më shumë se një euro për kilovat orë (kWh). Taksat dhe tatimet e tjera nuk janë përfshirë ende në këtë shifër.

Rrjete energjie
Fotografi: Andreas Franke/dpa/picture alliance

Duhet të riparohen disa termocentrale bërthamore

Disa termocentrale bërthamore franceze janë aktualisht jashtë shërbimit për mirëmbajtjeje dhe riparime. Prandaj, termocentralet në Gjermani prodhojnë shumë energji elektrike për tregun francez të energjisë elektrike, gjë që kontribuon në çmime më të larta në tregun e energjisë elektrike.

Kohët e fundit, prodhimi i energjisë elektrike në termocentralet gjermane të gazit është rritur gjithashtu për këtë arsye, pavarësisht reduktimit të mprehtë të dërgesave të gazit rus. Kjo gjithashtu rrit çmimet e gazit natyror, të cilat janë në nivelin më të lartë historik prej rreth 300 euro për megavat orë.

Kursime ne dritat e qyteteve
Fotografi: Michael Reichel/dpa/picture alliance

Shumë ngrohje vetëm elektrike

Në dimër, ngrohësit e shumtë elektrikë të instaluar në shtëpitë franceze gjithashtu ka të ngjarë të rrisin çmimet e energjisë elektrike. Përqindja e këtij lloji të ngrohjes është më shumë se një e treta në vend.

Në Gjermani, nga ana tjetër, vetëm rreth tre për qind e familjeve përdorin ngrohëse thjesht elektrike. Këto shifra nuk përfshijnë ngrohëse si pompat e ngrohjes, të cilat konsiderohen shumë efikase pasi mund të prodhojnë tre deri në pesë kilovat orë nxehtësi nga një kilovat orë energji elektrike.

 

aud (dpa, tg)