Forcimi i populistëve në Gjermani
27 Shtator 2017Partia populiste e djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) pas zgjedhjeve të së dielës (24.09) hyn në Bundestag si forca e tretë politike, duke fituar si me katapultë katër vjet pas themelimit mbi 12% të votave. Partia fitoi pikë me tema populiste si refugjatët dhe siguria në vend duke i joshur zgjedhësit. Votuesit e pavendosur, që donte t'i bënte për vete kandidati socialdemokrat për kancelar Martin Schulz, i kthyen kurrizin partisë me traditë duke preferuar t'ia japin votën AfD-së.
Partitë e mëdha popullore si kristiandemokratët CDU dhe socialdemokratët SPD kanë pësuar erozion rekord elektorati. SPD-ja madje ka humbur shumë vota edhe në bastionet tradicionale të saj siç janë p.sh. qyteti i Esenit në rajonin e Ruhrit. Qё pas zgjedhjeve socialdemokrati Karlheinz Endruscheit sikur nuk e njeh mё qytetin e tij Esen. Dikur kёtu SPD fitonte me 60%. Tё dielёn e votimeve ajo arriti tё marrё vetёm 28% tё votave. Shumё prej fqinjёve tё tij ia kishin thёnё, se kёsaj radhe do tё votojnё pёr partinё populiste tё djathtё AfD. Ja se si e shpjegon Karlheinz Endruschat këtë dukuri.
Qytetarët tërheqin vëmendjen për problemet e veta
Njerëzit, thotë ai me siguri kanë menduar, se „ne vijmё nga njё familje socialdemokrate, por ne kёtё herё do tё zgjedhim AFD-nё, sepse kemi ndjenjёn, qё duhet tё tёrheqim vёmendjen pёr problemet tona. Por ne socialdemokratët duhet t'i fitojmё pёrsёri kёta zgjedhёs. Mendoj, se nёse tani vetёm presim katёr vjet, nuk do t'i kthejmё pёrsёri tek ne kёta votues." Politikani socialdemokrat do t'i rifitojё kёta votues – tё paktёn punёtorёt nё qytetin e vjetёr industrial tё Esenit.
Por edhe nё lokalin e tij tё preferuar Endruscheit takon simpatizantё tё AFD. Njëri ndër klientët thekson, se „edhe unё do tё kisha dashur mё mirё tё votoj pёr ta. Por a e dini çfarё? Unё e kam hedhur poshtё fletёn time tё votimit. Ajo u bё e pavlefshme e kaq. Policia? Ajo nuk guxon mё tё shkojё nё stacionin e trenit nё qytetin e vjetёr! Madje as me automjetin e policisё dhe nёn shoqёrim!"
Rritje e kriminalitetit, 11% papunёsi, 40% migrantё dhe njё qytet, qё nё fakt ёshtё i falimentuar dhe nuk ёshtё nё gjendje tё kujdeset pёr problemet e veta. Kёshtu shpjegohet forcimi i tё djathtёve nё bastionin e dikurshёm socialdemokrat Essen.
"Po zien vrullshëm"
E ёshtё pikёrisht ky rajon, rajoni i Ruhrit, qё shquhet pёr modelin e sukseshёm tё integrimit tё qindra mijёra punёtorёve tё dikurshёm migrantё, tё ashtuquajturit Gastarbeiter tё viteve 60-tё. Nё njё event kundёr racizmit nё qendёr tё qytetit gjermanёt dhe migrantёt ngrenё flamurin kundёr AfD-sё sё djathtё. Por shumё migrantё qё pas zgjedhjeve kanё nisur tё shqetёsohen. Një banore me origjinë turke në Essen thotë: „Nga ana e AfD-sё do tё pёrpiqen qё t'i pengojnё tё tilla aktivitete. E si rrjedhojё mund tё ketё tensione. Kёto tensione do tё kenё pasoja ndaj bashkёjetesёs ndёr qytetarёt."
Ndërsa Harald Parussel ёshtё funksionar i AfD—sё nё Esen. Dikur ai ka qenё mёsues dhe anёtar i partisё socialdemokrate. Atje ai ndihej gjithnjё e mё pak i kuptuar. Aty nuk i lejohej tё shprehte dyshime ndaj politikёs sё refugjatёve. Ai thotё, se nuk ёshtё racist, madje ai prej vitesh u jep mёsim fёmijёve me prejardhje tё huaj. Ai ka mirёkuptim ndaj kёrkesёs sё disa shokёve tё partisё sё tij AfD, qё duhet t'i jepet fund komoleksit me tё kaluarёn nacionalsocialiste. „Ndonjёherё edhe unё kam ndjenjёn, se po kultivohet njё lloje krenarie e fajit. Sa herё qё gjermanёt shfaqin njё filiz tё njomё patriotizmi, u kujtojnё kryqin e thyer e u bien kokёs."
Por nё lajme jepet njё ditё pas zgjedhjeve njoftimi, se nё radhёt e grupit parlamentar tё AfD kanё nisur pёrçarjet. Parussel ёshtё i shtangur. Ai vetë papritur nuk ёshtё mё i sigurtё, nёse partia e tij do tё ekzistojё edhe pas katёr vjetёsh. „Po zien vrullshёm! Shumё vrullshёm."
Grindjet nё AfD nuk i interesojnё socialdemokratit Endruscheit. Ai do t'i fitojё sёrish njerёzit nё zonёn e tij nё veri tё Esenit pёr demokracinё. Si p.sh. duke bёrё diçka kundёr plehёrave nё rrugё. Qytetari duhet tё rifitojё ndjenjёn, se politikanёt kujdesen pёr tё. Mё shumё se tё shpresojё pёr kohё mё tё mira nuk i mbetet socialdemokratit Karlheinz Endruscheit. E qartё ёshtё vetёm, se qё pas zgjedhjeve nё Essen shumё gjёra kanё ndryshuar e nuk janё mё si mё parё.