1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcat radikaliste në Serbi synojnë varrimin e Millosheviçit si hero

DW15 Mars 2006

Millosheviçi do të varroset në vendlindjen e tij. Ceremonia e përmotshme do të zhvillohet në Beograd, ndërsa varrimi do të bëhet ditën e shtunë në Pozharevc

https://p.dw.com/p/AqfG
Të rinjtë lexojnë me interes shtypin në Beograd
Të rinjtë lexojnë me interes shtypin në BeogradFotografi: AP

Krerët e partisë socialiste të gjithë veshur me pallto të zeza dhe me një mimikë mjaft të tronditur, prisnin me durim - derisa pas një çerek ore nga brendësia e aeroplanit, u shfaq arkivoli i mbështjellë me mushama të zezë. Pas kryerjes së formaliteteve, të dërguarit e partisë së Millosheviçit vunë flamurin serb mbi arkivol, e puthën dhe ngritën kufomën e ish-presidentit jugosllav për t'a çuar tek makina e funeralit që priste.

Pamje këto nga aeroporti i Beogradit, të cilat u transmentuan drejtpërsëdrejti nga televizioni, gati pa koment. Para ndërtesës së aeroportit ishin mbledhur me qindra përkrahës të Millosheviçit, të cilën ndoqën me ngadalë makinën.

Ceremonia e përmotshme për Millosheviçin do të zhvillohet ditën e shtunë në Beograd. Ndërsa varrimi do të zhvillohet po të shtunën në Pozharevc, vendlindja e Millosheviçit, 80.km në juglindje të kryeqytetit serb, në të cilën ka lindur edhe e veja e Millosheviçit, Mira Markoviç. Siç bëri të ditur njëri nga funksionarët e lartë të partisë socialiste, pa marrë parasysh spekullimet, në varrimin e Millosheviçit do të marrë pjesë edhe Mira Markoviç:"Besoj se si Mira Markoviç ashtu edhe djali i saj, do të marrin pjesë në varrim. Po ashtu edhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes së Sllobodan Millosheviçit."

Me varrosjen e Millosheviçit në Pozharevc dhe jo në Beograd, socialistët i japin zgjidhje një dileme të madhe. Pasi autoritetet serbe nuk lejuan varrimin e Millosheviçit në "varrezat e heronjve" në Beograd, përkrahësit e tij u përpoqën të mënjanonin me çdo mënyrë, që idhulli i tyre, të varrosej në periferi të varrezave "Novo Groblije", i përzierë diku mes serbëve të zakonshëm.

Në të vërtetë socialistët dhe radikalët do të kishin dëshiruar varrimin e tij pranë ish-kryeministrit të vrarë, Zoran Xhinxhiç. Por këtu bashkia e qytetit ja doli me sukses të refuzonte truallin e rezervuar në varreza për personalitete të rëndësishëm.
Gjithashtu nuk do të zhvillohet asnjë ceremoni shtetërore.

Kjo nuk u bën përshtypje radikalëve dhe socialistëve, të cilët janë duke lëvizur të gjithë gurët, që të kthejnë varrimin e Millosheviçit në eveniment grandioz.

Nuk është e sigurtë nëse do të ruhet gjendja e sigurisë. Ministri i brendshëm serb, megjithatë nuk sheh arsye të posaçme për t'u shqetësuar: Sipas vlerësimit tim, varrimi nuk përmban asnjë rrezik sigurie. Autoritetet megjithatë do të bëjnë ç'është e mundur që të ruajnë sigurinë e rendit publik. Nuk mendoj se do të ketë eskalim."

Nacionalistët megjithatë nuk lënë t'u ikin nga dora provokimet. Forca më e madhe politike në vend ju ka bërë thirrje të gjithë serbëve të marrin pjesë në varrim. Oficerëve të dalë në pension u bë thirrje të visheshin me uniformat ceremoniale për t'i bërë nderimet e fundit Millosheviçit. Ndërkohë qeveria serbe ka dhënë urdhërin që ushtarët me uniformë dhe policët të mos duken as në ceremoninë e përmortshme dhe as në varrim. Në këtë mënyrë qeveria synon të mënjanojë kthimin e ceremonisë në ngjarje pompoze. Por nuk mund t'ja dalë mbanë tërësisht. Në vendlindjen e Millosheviçit, Pozharevc, socialistët dhe radikalët janë zot shtëpie. Një duet i sterrosur ky si në kohët e dikurshme, i cili me siguri do të përpiqet që Sllobodan të Millosheviçi varroset në vendlindjen e tij si hero:

Ndërkohë vazhdojnë kritikat nga pala ruse drejtuar Hagës. Por se si mund të shpjegohet që shumë politikanë rusë gati po kthehen në avokatë të familjes së Millosheviçit, kryetarja e partisë ruse "Zgjedhja Jonë", Irina Chakamada e shpjegon kështu: "Kjo lidhet me atë që Rusia në rrugën e saj të evoluimit, po lëviz me ritëm hapash. Rusia përpiqet vazhdimisht që t'i kundërshtojë organizatat ndërkombëtare, pra të grindet me Tribunalin e Hagës, Këshillin e Evropës, i cili merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, po ashtu edhe me BE-në, pra në tërësi me të gjithë botën e qytetëruar. Kjo duket qartë edhe në atë, që Rusia përpiqet të vendosë marrëdhënie me shtetet, të cilësuara agresive, si Irani, apo të tjerë. Sot të gjitha mediat i shërbejnë politikës shtetërore, media të pavarura nuk ka, dhe opinionet e tjera nuk i nxjerr në dritë kush.

Nëse kritikat ndaj Tribunalit të Hagës lidhen me atë se udhëheqja ruse i trembet ditës, kur ndoshta duhet të përgjigjet për gjëra të përafërta si Millosheviçi, Irina Chakamada, kryetarja e partisë rusë, "Zgjedhja Jonë" është e mendimit, se asnjëherë në Rusi Tribunali i Hagës nuk ka zgjuar ndjenja pozitive. Madje ka pasur shumë skandale me përfaqësues të lartë. Ndoshta ekziston një frikë e tillë.