1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fondi i ri i BE-së për euron / Begjika then rekordin negativ / BE e kënaqur me ndryshimet në Hungari

20 Shkurt 2011
https://p.dw.com/p/R2Xc

1. Ministrat e Financave të vendeve të Euros negociuan të martën (15.02.) për forcimin e planifikuar të Fondit për shpëtimin e vendeve të goditura nga kriza financiare. Gjermania duhet të vë në dispozicion miliarda të tjerë shtesë. Christoph Hasselbach informon. 

2. Këtë të enjte Belgjika ka thyer një rekord negativ: ajo është bërë tani vendi me krizën më të gjatë qeveritare në botë. Për dallim prej shumë vendeve që po protestojnë kundër qeverive të tyre, studentët në Belgjikë kanë organizuar protesta me kërkesë krijimin pushtetit legjitim dhe përfundimin e krizës, informon Andreas Reuter.

3. Komisioni i BE është i kënaqur me ndryshimet që do të ndërmarrë Hungaria në ligjin e saj të diskutueshëm të medieve. Edhe kryeministri i Hungarisë, Orban e sheh veten si fitimtar. Një informacion nga Bernd Riegert.