1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fjalim pasionant i Ursula von der Leyen nё Parlamentin e BE

16 Korrik 2019

Tё martёn Ursula von der Leyen pёrballet me votimin si presidente e ardhёshme e Komisionit tё BE, rezultati nuk dihet. Por pavarёsisht nga rezultati nё Bruksel, ajo tё mёrkurёn do tё tёrhiqet nga posti i ministres.

https://p.dw.com/p/3M7lv
Ursula Von der Leyen
Fotografi: picture-alliance/AA/D. Aydemir

Politikania kristiandemokrate e publikoi nё twitter vendimin e saj: "Unё dua tё fitoj nesёr besimin e Parlamentit Europian", shkruan Ursula von der Leyen. "Pavarёsisht rezultatit tё mёrkurёn do tё tёrhiqem si ministre e Mbrojtjes, pёr t'ia kushtuar tё gjitha forcat shёrbimit nё Europё. Jam thellёsisht mirёnjohёse pёr vitet me Bundeswehrin."

Me premtime e reja pёr temat si mbrojtja e klimёs dhe tё drejtat paramentare Ursula von der Leyen ka kёrkuar mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e Komisionit tё BE-sё.  Nё njё fjlaim pasionant për Europën ajo foli para eurodeputetëve, duke premtuar, se do tё ndёrmarrё njё nismё tё re pёr pakёsimin e emetimeve tё gazrave tё efektit serё. Deri nё vitin 2012 ajo do tё paraqesё njё plan pёr bisedeimet mbi klimёn, se si "nё mёnyrё tё pёrgjegjshme" tё arrihet pakёsimi me 55 pёrqind i kёtyre gazrave nё atmosferё. Deri mё 2050 BE-ja duhet tё bёhet neutral ndaj klimёs. 

Duke iu referuar kёrkesasve tё socialdemokratёve, politikania e CDU-sё premton se dёshiron tё arrijё vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё. Programi i shkembimeve Erasmus duhet tё zgjerohet edhe pёr ata qё ndjekin shkollat profesionale. Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo shpreson tek njё mekanizёm i ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare. 

"E drejta pёr nisma ligjore" pёr Parlamentin e BE

Ndryshe nga deri mё sot, von der Leyen synon edhe njё rol mё tё fuqishёm tё Parlamentit Europian nё procesin legjislativ tё BE-sё, sepse deri tani vetёm Komisioni i BE-sё ka pasur tё drejtё tё ndёrmarrё nisma ligjore. Ndaj kёrkesave pёr njё pozicionim mё tё qartё lidhur me shtetin ligjor nё Poloni dhe nё Hungari von der Leyen nё dёgjimin parlamentar reagoi disi e rezervuar.

Sfidat me tё cilat konfrontohet Europa, shkruan von der Leyen, mund tё pёrballohen vetёm me vendosmёri dhe duke mbrojtur vlerat e pёrbashkёta, por edhe duke u angazhuar pёr njё shoqёri mё korrekte, mё tolerante dhe mё me barazi. 

Von der Leyen pas emёrimit nga kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive kёtё tё martё (16.07) duhet tё pёrballet edhe me votёn nё Parlamentin Europian. Aty ajo ёshtё e varur pjesёrisht prej votave tё socialdemokratёve europianё, nё mёnyrё qё tё arrijё shumicёn absolute tё kёrkuar. Paraprakisht ajo u ishte drejtuar me një letër eurodeputetëve duke shpalosur vizionin e saj për BE-në. Tё gjelbёrit dhe tё majtёt javёn e kaluar, deklaruan, se nuk duan ta votojnё ministren gjermane tё Mbrojtjes. 

rb/jj (afp, ap, dpa, rtr)