1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fituesit e Berlinales 2013

Silke Bartlick 17 Shkurt 2013

Filmat evropianolindorë fituesit e mëdhej të Festivalit të 63-të Ndërkombëtar të Filmit. 19 filma pati në Berlinalen e sivjtshme nga Evropa Lindore.

https://p.dw.com/p/17fjt
Fotografi: Reuters

„Child's Pose“ është filmi i parë rumun që merr çmimin kryesor në Berlinale. Në një psikogramë ndrydhëse regjisori Calin Peter Netzer tregon për një grua nga shtresa e lartë rumune, e cila është e fiksuar nga vetëdashuria dhe që përpiqet me portofolin e mbushur plot me karta krediti që të shpëtojë të birin. Ky ka shtypur gjatë natës një fëmijë.

„Child's Pose“ tregon një tragjedi personale dhe një shoqëri në të cilën paratë dhe lakmia janë më të rëndësishme se sa njerëzorja. Producentja Ada Solomon thotë: "Sot nuk do të mund ta realizonim këtë film në Rumani, sepse sot nuk kemi më një mbështetje të tillë. Unë mendoj se politikanët rumunë duhet ta perceptojnë shumë më tepër, se çfarë ambasadori për vendin tonë është  kinemaja rumune kudo në botë. Unë dua të falënderoj ata që nuk na kanë përkrahur dhe nuk kishin besim te ne. Kjo na ka bërë më të fortë dhe më të paepur."

Berlinale 2013 Preisträger Calin Peter Netzer Goldener Bär Bester Film
Calin Peter NetzerFotografi: Johannes Eisele/AFP/Getty Images

Realiteti brutal i shoqërive post-socialiste

19 filma pati në Berlinalen e sivjtshme nga Evropa Lindore. Të gjithë tregojnë për njerëz në rrethana të vështira jete. Të gjithë ofrojnë një vështrim në realitetin e hidhur të shoqërive post-socialiste, të cilat karakterizohen nga brutaliteti, ashpërsia dhe qëndrimet e pamëshirshme.

Në filmin gjysmëdokumentar "Një episod nga jeta e një mbledhësi skrapi" të fituesit të çmimit Oscar  Danis Tanovic nga Bosnje-Hercegovina aktorët amatorë luajnë një episod nga jeta e tyre. Ata janë romë dhe jetojnë duke shitur skrap dhe mbetje të tjera metalike, kanë pak para dhe nuk kanë sigurim shëndetësor. Fëmija i Senadas vdiq në mitër. Jeta e gruas mund të shpëtohet vetëm me ndihmën e një gënjeshtre nga nevoja.

Berlinale 2013 Preisträger Nazif Mujic Preis für den Besten Darsteller Silberner Bär
Nazif MujicFotografi: Reuters
Berlinale 2013 Preisträger Danis Tanovic Silberner Bär Großer Preis der Jury
Danis TanovicFotografi: picture-alliance/dpa

Filmi "Një episod nga jeta e një mbledhësi skrapi" u nderua në Berlin me  Çmimin e Madh të Jurisë dhe Nazif Mujifi u nderua si aktori më i mirë.

Wong Kar Wei: Juria donte të nderonte kinemanë

"Juria donte të nderonte kinemanë. Ne nuk ishim këtu për të kritikuar dhe gjykuar filmat. " - tha kryetari i jurisë Wong Kar Wei.

Juria nderoi sidomos edhe Aziz Zhambakiyevin për imazhet e tij shumë të strukturuara në dramaën kazake „Harmony Lessons“. Ai u nderua me një Ari të Argjendtë për kameran më të mirë.

Aktorja më e mirë u shpall kiliania Paulina Garcia. Ajo luan në filmin "Gloria" të Sebastián Lelios një grua nga fundi i 50-ve që ëndërruan përsëri për një dashuri të madhe.

Berlinale 2013 Preisträger Paulina Garcia Preis für die Beste Darstellerin Silberner Bär
Paulina GarciaFotografi: Johannes Eisele/AFP/Getty Images

Ariu i Argjendtë për skenarin më të mirë, juria ia dha regjisorit iranian Jafar Panahi i cili është i dënuar në Iran me arrest shtëpie dhe ndalimi veprimtarie dhe kolegut të tij Kamboziya Partovi. Filmi i tyre "Perde e mbyllur" ("Parde") tregon se çfarë do të thotë të mos të të lejojnë të punosh si regjisor.

Berlinale 2013 Preisverleihung Jurymitglied Wong Kar Wai
Wong Kar Wai: Juria donte të nderonte kinemanëFotografi: Getty Images

Kamboziya Partovi tha: "Unë kam një ëndërr që çdo artist dhe mendimtar, i mbështetur nga një ndjenjë sigurie të mund të përqëndrohet në vendin e tij tek mendimet e veta në shërbim të paqes dhe të njerëzimit."

Festivali Ndërkombëtar i filmit të Berlinit mbyllet më 17 shkurt me një ditë të hapur për publikun. Gjatë ditëve të festivalit për 400 shfaqjet e filmave u shitën 300.000 bileta.