1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitore e së djathtës në Hungari

12 Prill 2010

Shumicë absolute për konservatorët, radikalët e djathtë forca e tretë politike në vend, ndëshkohen socialistët : zgjedhjet parlamentare të së dielës në Hungari i kanë kthyer përmbys raportet e deritanishme të maxhorancës

https://p.dw.com/p/MtSA
Kandidati i partisë opozitare të qendrës së djathtë Fidesz, Viktor Orban dhe gruaja e tij hedhin votën në Bukuresht. 11.04.2010.
Fotografi: AP

Socialistët hungarezë kanë humbur pushtetin pas tetë vjetësh qeverisje. Konservatorët fituan në zgjedhjet parlamentare të së dielës me shumicë bindëse. Rreth 53 për qind e votuesve i dhanë votën e tyre Aleancës së Demokratëve të Ri (FIDESZ). Socialistët deri tani në pushtet fituan vetëm 19 për qind të votave, vetëm dy për qind më shumë se e djathta ekstremiste Jobbik. Për herë të parë në parlament u fut edhe e Partia e majtë Ekologjiste, duke fituar më shumë se shtatë për qind të votave. Sipas llogarive të deritanishme, Aleanca FIDESZ me 386 mandatet e saj, do të ketë në parlament jo vetëm shumicën absolute për krijimin e qeverisë, por edhe dy të tretat e mandateve. Raundi i dytë pas dy javësh do të mbahet vetëm në ato rrethe ku në raundin e parë dje nuk ka pasur një fitues të qartë.

Autor: dpa, rtr, afp / Cani Redaktoi: Eliana Xhani