Festa e karnavaleve – Imazhe nga Rheinlandi
Kostume tё larmishme, argёtim dhe birrё, kёshtu mund ta pёrshkruash atmosferёn e kёtyre ditёve nё Renaninё Veriore-Vestfali. Anё e mbanё rajonit tё Rhenlandit festohen karnavalet.
Celebrimi i festës së karnavaleve në katedralen e Këlnit
Riti i karnavaleve, ose stina e pestë, nis tradicionalisht më 11 nëntor në orën 11:11 dhe vazhdon me javë të tëra deri të enjten e daljes së karnavalistëve në rrugë, dita kjo që shënon kulmin e fetsës. Karnavalet festohen në disa rajone të Gjermanisë, por epiqendra të këtij riti janë qytetet e rajonit të Rheinlandit Mainc, Dyseldorf dhe Këln, ku është marrë kjo fotografi.
Weiberfastnacht - dita kur pushtetin e marrin gratë
Riti i nisur qё nga 11 nёntori pas katër muajsh arrin kulmin me ditёn e daljes nё rrugё tё karnavaleve. Kjo ёshtё dita e enjte, njё javё para sё mёkurёs sё djegies sё maskave. E enjtja e karnavaleve njihet si "Weiberfastnacht," ose dita e grave. Pёr ta celebruar kёtё gratё shpesh u presin kravatat burrave dhe nё mёnyrё simbolike marrin kontrollin ndaj qyteti pёr kёtё ditё.
Ritual i pёrvitshёm
Karnavalet nё Rhineland mbahen ҫdo vit javёn e fundit pas Kreshmёs sё Madhe, e cila ёshtё dita e 40 e periudhёs sё agjёrimit pёrpara Pashkёve, njё rit fetar ky qё ndiqet nga tё krishterёt nё mbarё botёn.
Rheinlandi i transformuar
Midis sё enjtes tё daljes nё rrugё dhe sё mёkurёs sё djegies sё maskave Rheinlandi transformohet nё njё rajon me festa tё pёrditshme, njerёz tё veshur me kostume karnavalesh, birrё qё derdhet si lumë e pihet pafund si dhe me parada karnavalistёsh.
Parada e madhe të hënën e trëndafilave
Parada më e madhe zhvillohet të hënën para së mërkurës së djegies së maskave. Kjo ditë në Gjermani njihet si e hëna e trëndafilave (Rosenmontag), pasi karnavalistët që parakalojnë u hedhin spektatorëve bombone dhe lule. Gjatë këtyre paradave ironizohet edhe politika dhe politikanët.
'Fasching'
Karnavalet festohen edhe në rajone të tjera të Gjermanisë. Megjithatë, kjo festë ndonjëherë mban emra të ndryshëm në rajone të ndryshme si p.sh. në jug të Gjermanisë karnavalet njihen si Fasching, javët e mbajtjes së ritit të agjërimit dhe argëtimit, ose siç quhet ndryshe stina e pestë.