1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Femrat gati zhduken nga televizioni në Afganistan

28 Nëntor 2021

Televizioni në Afganistan do të jetë shumë më pak femëror. Me një urdhëresë për rolet e grave në programet televizive, talibanët tregojnë, se sa armiqësore ndaj gruas është ideologjia e tyre radikale islamike.

https://p.dw.com/p/43Z7n
Symbolbild I Bollywood
Skena si ky nga filmi "Dilwale" nuk do të jenë më prezente në televizionin afganFotografi: Rapid Eye Movies/dpa/picture alliance

Programet televizive afgane nuk duhet të shfaqin në të ardhmen filma ose serialë, në të cilat "gratë luajnë rol ose që janë në kundërshtim me vlerat e sheriatit apo ato fgane", thuhet në urdhëresën e fundit të Ministrisë për "Faljen, Drejtimin, Nxitjen e Viryteteve dhe Pengimin e Mëkateve". Kjo ministri u krijua pak pas marrjes së pushtetit nga talibanët dhe zëvendësoi Ministrinë e Gruas në Kabul.

Televizionet e vendit duhet të ndalin shfaqjen e filmave që "përhapin në shoqërinë afgane kultura dhe tradita të huaja dhe që shkaktojnë humbjen e zakoneve afgane". Edhe më tej lejohet paraqitja në ekran e moderatoreve dhe reportereve, nëse i mbulojnë flokët dhe supet me hixhab.

Filmi dhe TV si instrumenta propagande

"Kjo më le pa fjalë, megjithëse e kam pritur u shpreh regjistorja afgane, Sahraa Karimi në një bisedë me DW. Deri në largimin e saj nga Afganistani, Karimi ishte presidente e Organizatës Shtetërore Afgane të Filmit. 36 vjeçarja që ka studiuar në Europë ka qenë regjisorja e parë afgane, që guxoi të xhirojë një film në vendin e saj. "Me këto rregulla talibanët duan t'u tregojnë artistëve, regjisorëve që kanë mbetur në vend se ku shkon drejtimi dhe se për çfarë duhet të kenë kujdes."

Internationale Filmfestspiele von Venedig 2021 Sahraa Karimi
Regjisorja Sahraa KarimiFotografi: Maria Laura Antonelli/Avalon/Photoshot/picture alliance

Askush nuk do të bëjë rezistencë, thekson Karimi. "Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Disa do duhet të punojnë bashkë me talibanët." Regjisorja që jeton këto kohë në ekzil është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për gratë në Afganistan, "por unë kisha lirinë të prodhoja atë që doja."

Femrat paraqiten në publik si "turp"

Gazetarja Saleha Soadat në bisedë me DW nga një vend i fshehur u shpreh se qëllimi i talibanëve është të largohen gratë nga opinioni publik. Soadat ka frikë për jetën në Afganistan. "Shumë gazetare në Afganistan janë larguar nga vendi. Ato që kanë qëndruar, e dinë se janë në rrezik të vazhdueshëm, dhe ndoshta nuk do të punojnë kurrë më në Afganistan."

Për Soadat që vetë ka mbajtur gjithmonë hixhab, rregullat e reja të talibanëve nuk kanë të bëjnë me islamin. "Ato janë pa kuptim dhe qesharake. Sepse edhe më parë femrat në mediat afgane kanë qenë shfaqur sipas rregullit islamik dhe kulturës islamike, sepse Afganistani është një vend islamik." Sipas saj, talibanët kanë një problem themelor me prezencën e femrave në publik.

"Ata i shohin femrat si turp për shoqërinë. Në qeverinë e tyre nuk ka gra. Gratë e punësuara u dërguan në shtëpi. Vajzat nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Tani duhet që femrat të zhduken nga mediat. Ne gratë i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ky grup terroristësh të mos njihet."

Afghanistan Mode Kleidung Modeschau
Paradë mode në Kabul në vitin 2015Fotografi: Getty Images/AFP/W. Kohsar

Dilema për perëndimin

Bashkësia ndërkombëtare është në dilemë në lidhje me Afganistanin.Për të ofruar ndihmën humanitare aq të nevojshme në vend, ajo duhet të bashkëpunojë me pushtetmbajtësit në Kabul, gjë që çon drejt një njohjeje faktike. Talibanët përpiqen t'i paraqesin vendimet që marrin si instrumenta kundër "së pamoralshmes" dhe mbrojtje për sheriatin.

Por se si e interpretojnë ata sheriatin nuk ka ndryshuar shumë që nga marrja e pushtetit në vitet 90-të. Edhe atë kohë ata donin me intepretimin e tyre për sheriatin të krijonin "një ambient të sigurtë për gruan, në të cilën dëlirësia virgjine dhe dinjiteti janë të paprekshme." Gratë u detyruan të mbuloheshin në publik me burka dhe nuk iu lejua të dilnin nga shtëpia pa një mashkull si shoqërues. Edhe puna për gratë u ndalua ashtu si edhe studimi.

 

Portret i një gruaje me flokë të zeza të mbledhura bisht dhe një këmishë të bardhë.
Shabnam von Hein Gazetare që shkruan për Iranin dhe Afganistanin