Evropa vetëm? Reagime pas intervistës së Trumpit
17 Janar 2017Kryetari i Komisionit për Çështjet Ndërkombëtare të parlamentit gjerman, Norbert Röttgen tha për radion publike gjermane se mënyra e të menduarit e Trump-it është një ″risi e rrezikshme për Europën dhe botën.″ ″Ndoshta tanimë ne mund të mendojmë se në fakt në idetë e tij Perëndimi nuk ekziston″ tha Röttgen. ″ Për të nuk ka rëndësi nëse Bashkimi Europian është i bashkuar apo i përçarë, apo nëse NATO është aty apo jo. Eshtë koncept i vjetëruar për të gjithësesi. ″
Röttgen-i, i cili është njeri i besuar dhe i afërt i kancelares Angela Merkel, foli mbasi Trumpi hapi zjarr të dielen në një intervistë me gazetën gjermane ″Bild″ the gazetën britanike ″The Times″ teksa ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier po konsultohej me kolegët e BE-së në Bruksel.
Trumpi e cilësoi NATO-n si të ″dalë mode″, Brexit-in si ″të shkëlqyer″ dhe pranimin e refugjatëve nga Merkeli si ″gabim katastrofik″ duke shtuar se SHBA mund të arrijë në një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për armët bërthamore. Röttgen tha se ndjente që Trump-i akoma nuk ka një qendrim ″të vërtetë″ politik dhe se është përqendruar ngushtë vetëm tek Amerika ″si ka qënë gjithmonë".
″Mendoj se Perëndimi si entitet normativ dhe politik është tërësisht jo ekzistent në idetë e tij. Dhe se kjo është një risi e rrezikshme për Europën dhe botën." përfundoi Rëtgen. Në brendësi të ekipit të caktuar nga Trump nuk është „nxjerrë ende nga guacka" një politikë e jashtme dhe Röttgen deklaroi se „nuk mund të flasim akoma për një politikë të jashtme amerikane".
„Ndoshta zëvëndëspresidenti mund të këtë një rol të ri, si një lloj kryeministri. Ndoshta do të mbizoterojnë ministrat e rinj " shtoi Rëtgen. „Ose varianti i tretë është që kabineti mund të kalojë shumë kohë në zyrë" tha Röttgen.
Politika e jashtme e SHBA-së e paqartë
Më parë Röttgen kishte thënë për gazetën „Heilbronner Stimme" se vazhdonte të mbetej plotësisht i hapur në lidhje me „cilën politikë të jashtme do të vendosë Amerika që të shpallë" „Sigurisht ka arsye për shqetësim. Por ne duhet të shohim se dhe, sipas vlerësimit tim, nuk është marrë akoma një vendim mbi bazat e së ardhmes së politikës së jashtme të SHBA-së", tha Röttgen për gazetën. Për sigurinë e Europes pas luftës së ftohtë, Shtetet e Bashkuara luanin një rol të pazëvëndesueshëm" shtoi Rëtgen. „Si rezultat ne duhet të formojmë një lidhje transatlantike edhe me Trump, në nevojë të interesave tona për sigurinë" tha ai. „Rekomandoj qe Trumpit t'i tregohet rruga bazuar në politika të mirëfillta.
Habi në Bruksel
Pas bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se deklarata e Trumpit që e cilëson NATO-n si aleancë „të dalë mode" është „marrë me shqetësim". Në përgjithësi, deklaratat e bëra nga Trumpi për BE-në dhe NATO-n kanë shkaktuar „habi dhe shqetësim" jo vetëm në Bruksel, shtoi Steinmeier. Nofkat e Trump-it për NATO-n hedhin poshtë dëshminë e dhënë javën e kaluar në kongresin e SHBA-së nga sekretari i emërtuar i Mbrojtjes, Xhejms Matis. „Ne duhet te presim se çfarë do shfaqet më tej nga këto politika" shtoi Steinmeier.
Stoltenbergu „i sigurt"
Në një përpjekje për zbutur trazirën, zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku tha, se Stoltenberg-u ishte „jashtëzakonisht i sigurt se administrata pasuese e SHBA-së do të mbetej e përkushtuar ndaj NATO-s". „Një NATO e fortë është gjë e mirë për Amerikën, ashtu sikurse është për Europën", tha Lungesku, duke shtuar se Stoltenbergu dhe Trumpi kanë diskutuar tashmë për rritjen e shpenzimeve sikurse kërkohet me kohë nga Uashingtoni me rritjen e detyrim-ndarjeve nga antarët e tjerë të NATO-s.
Trump i tha për gazetat „Bild" dhe „Sunday Times" se vetem pesë shtete po paguanin „atë që supozohet ta paguajnë" si detyrim të tyre për financimin e NATO-s. Ai gjithashtu sugjeroi një marrëveshje me Rusinë për të reduktuar arsenalet bërthamore dhe lehtësimin e sanksioneve të Perëndimit në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Ukraina kundrejt Moskës.
Sanksione "idiote” shprehet deputeti rus
Shumë deputetë rusë shprehën reagime të përziera përmes agjencisë së lajmeve RIA Novosti. Kjo citon Konsandin Kosachev, kryetar i Dhomës së Lartë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Parlamentit, i cili e cilësonte anulimin e sanksioneve jo si qëllim në vetvete. "Ne i konsiderojme ato si një trashëgimi idiote e ekipit të vazhdueshem të Shtëpisë së Bardhë, e cila duhet t'i dorëzohet historisë bashkë me ta”. Senatori rus Oleg Morozov tha se Moska do të jetë gati të diskutojë çështjen e paksimit të arsenalit bërthamor, gjë që sipas tij edhe Rusia vetë e favorizon. Rusia dhe SHBA-ja zotërojnë secila rreth 7000 raketa bërthamore.